29 vjeçari nga Kili, është zyrtarizuar si lojtar i ‘Djajve të Kuq’.
Në deklaratën e parë si lojtar i Unitedit, Sanchez është shprehur shumë i lumtur që është kompletuar ky transferim.
“Jam i lumtur që i jam bashkuar skuadrës më të madhe në botë. Jam shumë krenar që bëhem kiliani i parë që luan për skuadrën e parë të Manchester Unitedit, shpresoj t’iu tregoj tifozëve tanë në gjithë botën se pse Unitedi më kërkonte mua që të vija këtu”, ka deklaruar Sanchez./Lajmi.net/