• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fizikanti krijon algoritmin që provon se realiteti që njohim është një simulim holografik

...

Kontributor
LV
0
 

Fizikanti krijon algoritmin që provon se realiteti që njohim është një simulim holografik​



afer.jpg



Një shkencëtar ka krijuar një algoritëm kompjuterik që mund të çojë në zbulime transformative të fizikës dhe që përforcon teoritë se realiteti që ne njohim mund të jetë simulim.

Algoritmi është krijuar nga fizikanti Hong Çin, i fizikës së plazmës në universitetin Princeton dhe përdor një proces të inteligjencës artificiale të quajtur “Makineria kuptuese” me qëllim përmirësimin e dijes së saj me anë të eksperiencës.

Në një email me rrjetin ‘Big Think’, Çin shkruante: “Algoritmi i laptopit të universit duhet të ishte diçka e thjeshtë i përcaktuar në rrjetën e shtresës kohë-hapësirë.”

“Kompleksiteti i universit mund të rezultojë nga masa e madhe e memories së kompjuterit por vetë algoritmi është diçka e thjeshtë”.

Algoritmi mund të sjellë parashikime domethënëse për eventet natyrore por jo që ne të kemi aftësi të simulojmë ekzistencën.

Fjalët inkurajuese të zbulimit të Çin janë interesante në lidhje me disa fizikatë të njohur para tij që kanë shprehur idenë se universi që njohim ështe në fakt një hologram dhe se truri i njeriut është një lexues hologramësh, siç thonë observimet e Karl H. Pribram, David Bohm e me vone Corrado Malanga.

Kërkimi i Çin përdor qasjen e “teorisë së fushës së fshehtë,” si një fushë algoritmike me parametra të rregullueshëm sipas të dhënave të observimit.”

Ai shton se “pas tarimit, teoria e fushës diskrete kthehet në një algoritem që i lejon kompjuterëve të parashikojnë observime të reja.”

Sipas teorisë së Çin, fusha e tij diskrete e konsideron shtresën kohë-hapësirë të vazhdueshme. Një qasje e tillë nisi nga Isaac Newton, i cili përdorte tre stile të observimit të kohë-hapësirës, siç ishin ligji i lëvizjes, i gravitetit dhe i kalkulimit.

Ashtu si studiues të tjerë Çin beson se ka probleme në kërkimet aktuale me ligjet e fizikës moderne, por ai thotë se këto mund të tejkalohen.

Çin thotë se puna e tij konçidon me logjikën e teorisë së simulimit të Bostrom që do të thotë se “teoria e fushës së fshehur është themelore për ligjet aktuale të fizikës në hapësirën e vazhdueshëm.


ar-12.jpg



Çin thote se përdor një proces të inteligjencës artificiale të quajtur “Makineria kuptuese”







Top Channel
 
Back
Lartë