• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fiton Merkel, por është e hidhur…

U

Universal

Guest


Merkel fiton, por merr një “shkop”. Populistët fluturojnë në zgjedhjet në Gjermani. Spd bie. Dhe liberalët kthehen në Parlament. Ky është rezultati zgjedhor në Gjermani, sipas parashikimeve të para.

Do të kenë 87 vende në Parlament, populistët gjermanë të Afd. Cdu-Csu do të ketë shumicën e vendeve, dmth 220, dhe Social Demokratët 137. Krahasuar me 2013, Cdu pa një rënie prej 8.2%, Spd shënoi një rënie me 4.9, Afd sheh një rritje me 8.5%, Fdp + 5.3%, Të Gjelbërit + 0.8% dhe Linke + 0.3%

“Është një humbje e rëndë për SPD-në, sot merr fund koalicioni i madh për ne”, tha Manuela Schvesig, një nga protagonistet e SDP në ZDF. Duke njoftuar se do të shkojnë në opozitë.

Ndërsa liberalët festojnë kthimin në Parlament. “Legjislatura e fundit ishte e para kur liberalët nuk ishin të pranishëm në Parlament, dhe ajo do të jetë e fundit”. tha në selinë e FDP udhëheqësi liberal Chrstian Lindner, duke folur para turmës së gëzuar të kolegëve të tij të partisë dhe zgjedhësve.



Të gjelbërit ndërkohë kanë parashikuar se bisedimet për qeverinë do të jenë të vështira. “Do të ketë bisedime të vështira, do të bëjmë vetëm atë që besojmë”, ka thënë kandidatja e spikatur e Të gjelbërve, Catrin Goering-Eskardt, duke komentuar rezultatin e partisë dhe perspektivën e bisedimeve për një koalicion të mundshëm me Cdu-Csu dhe liberalët.

Merkeli nuk e fsheh zhgënjimin për rezultatin elektoral. “Natyrisht që do të kishim dashur një rezultat më të mirë”, ka pohuar kancelarja, e cila megjithatë ka shtuar: “Jemi forca më e madhe në vend, dhe kundër nesh nuk mund të formohet asnjë qeveri”. / Bota.al

 
Back
Lartë