• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fisi Mursi

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
1163cb7e-20d9-4d03-9cc3-2334426b5dae.jpg

07574911-11b7-43a4-9c93-e26ded37fb9f.jpg


Ky fis është një komunitet me rreth 10,000 mijë banorë në Etiopinë e largët. Në fotot e publikuara shikohen gratë e këtij komuniteti duke qëndruar roje me një kallashnikov në krahë, një grua tjetër qëndron krenare dhe stoike, teksa tregon pjatën e saj të gjerë në brendësi të buzëve. Ndërsa një grua e moshuar shfaq veshjen e saj mbresëlënëse të përbëre nga një kurorë me guaska deti.

Fisi “Mursi”, është i njohur si një grupim mjaft i rrezikshëm, me luftëtarë të zotë dhe të aftë për të vrarë këdo. Fotot janë realizuar nga fotografi Italian Gianluca Chiodini. Fotografi zbulon gjëra interesante rreth fisit dhe aktivitet të tyre të përditshëm.

“Mursi është një fis luftarak në lumin Omo dhe e pranoj, kur kam qëndruar në atë zonë isha pak i frikësuar. Është e rrezikshme të dalësh nga rrethimi i fisit rreth orëve të pasdites, pasi me shumë gjasa disa njerëz janë të dehur dhe të pajisur me kallashnikovë në duar, të kërcënojnë dhe dhunojnë. Një ditë u ndesha në rrugë me një djalë të dehur dhe u detyrova t’i jap para për të parandaluar problemet”, tha fotografi.

Për sa i përket pllakave të vendosur në brendësi të buzëve. Fotografi shpjegoi se ky është një rit që aplikohet tek vajzat që kur janë rreth 15 vjeçe.

“Vajzat presin buzët e tyre dhe vendosin në brendësi të tyre copa druri të rrumbullakëta. Pllakat janë të ndryshme nga secila grua dhe madhësitë e tyre gjithashtu. Pasi plagët i shërohen, gratë u shprehën se nuk vuajnë nga asnjë shqetësim, përveç disa problemeve të vogla në të folur”, tha Gianluca.

Sipas tij të fotografosh këtë fis është një mision me vete, janë shumë të vështirë për t’u bindur dhe për çdo foto dëshirojnë para.

“Fisi jeton në male të izoluar nga Etopia dhe mes të gjitha fiseve që kam vizituar në atë zonë, është ai që jeton në kushte më të vështira. Nëse dëshironi të përdorni kamerën tuaj, ata kërkojnë para për çdo fotografi dhe filmim. Vetëm shumë pak prej tyre ishin të sjellshme, me të tjerat duhet të aplikoje një sjellje shumë të rafinuar”, përfundoi fotografi.
Top-channel

774155ce-2dd8-4094-bdfc-c2168200c1f7.jpg

84cc982c-6963-47c2-9496-140cc74a5e75.jpg

FB_IMG_1630240511369.jpg
 
Populli Mursi (ose siç prefereojnë të quhen Mun) janë një grup etnik nilotik pastoralist që popullojnë pjesën jug-perëndimore të Etiopisë në kufi me Sudanin Jugor. Sipas censusit kombëtar të vitit 2007, popullsia Mursi ishte 7,500 banorë, nga të cilët vetëm 448 jetojnë në zona urbane.

Grua Mursi me një pjatë rreth buzëve.
Grua Mursi me një pjatë rreth buzëve.

E njëjta grua pa pjatë rreth buzëve.
E njëjta grua pa pjatë rreth buzëve.

Grua Mursi e rrethuar nga fëmija dhe banesa në sfond.

Dy meshkuj mursi duke biseduar, ndërsa të tjerët po luajnë në hije.

Ata janë të rrethuar nga popujt e tjerë Aari, Banna, Bodi, Kara, Kwegu, Nyangatom dhe Suri.

Besimi dhe kultura​

Ashtu si edhe shoqëritë e tjera agro-pastoraliste të Afrikës Lindore, Mursit besojnë tek një forcë më e madhe se vetja e tyre, të cilët ata e quajnë Tumwi. Përgjithësisht kjo forcë ndodhet në qiell, megjithëse ndonjëherë Tumwi manifestohet si shfaqje konkrete përmes ylberit apo zogjve. Jeta fetare e shoqërisë orientohet nga një prift, të cilin e quajnë Kômoru. Ky post është i trashëguar, në ndryshim nga postet e tjera politike të qujatura Jalaba. Prifti mishëron në personin e tij mirëqenien e grupit si një e tërë dhe vepron si një mjet komunikimi ndërmjet komunitetit dhe Zotit (Tumwi), sidomos kur komuniteti kërcënohet nga thatësira dhe sëmundjet. Roli i tij karakterizohet nga zhvillimi i ritualeve publike për të sjellë shi, për të mbrojtur burrat, bagëtitë dhe të korrat nga sëmundjet, për të shmangur sulmet nga fise të tjera, për të mbrojtur pjellorinë e tokës, të njerëzve e të kafshëve. Prifti nuk duhet të largohet nga toka e popullit Mursi, në mënyrë që të mbrojë lidhjen mes Zotit dhe njerëzve (bhuran). Klani Komortê, konsiderohet si klani i priftërinjve, pasi nga ky fis e kanë trashëguar postin në çdo brez. Fise të tjerë priftërinjsh janë Garikuli dhe Bumai.

Besimi i popullit Mursi klasifikohet si animist, megjithëse aty pranë vepron edhe një mision i krishterë që ofron arsimim, udhëzime dhe ndihmë mjekësore.


Cikli i jetës​

Ky popull vazhdon ende të ndjekë ritet dhe proceset disiplinore të trashëguara. Një nga ritet më të njohur për popujt Mursi dhe Surma është se ata janë ndër të vetmit dhe të fundit tribu që e konsiderojnë shpimin e buzës së poshtme dhe mbajtjen e një disku druri apo pjate argjile si normë morale nga ana e grave. Vajzat e shpojnë buzëne poshtme në moshën 15 apo 16 vjeçare.

Pjatat që gratë vënë rreth buzëz shërbejnë për ti shërbyer bashkëshortit ose një mashkulli tjetër nga fisi ushqimin. Gjithashtu përdoren eshe gjatë mjeljes së lopës apo nga gjatë kërcimit nga vajzat e pamartuara. Së fundmi, kjo traditë është përdorur edhe për të fituar më tepër para nga turistët. Ornamente të ngjashme përdor për të dyja gjinitë tribuja Suyá dhe vetëm për meshkujt tribuja Kayapo në Brazil.

Mundja ceremoniale është një vlerë e çmuar për meshkujt Mursi, një shënjues kryesor i identitetit, veçanërisht për beqarët. Në ndeshjen festive-luftarake Dunga, të rintë dueljnë duke pëdorur shkopinj të gjatë dhe fituuesi ka të drejtë të zgjdhe një vajzë për tu martuar. Shoqëria është e organizuar sipas bashkësive të moshës. Gruaja shoqërohet me të njëjtë bashkësi moshe që është edhe burri. Këshilli i pleqve është ai që merr vendime qeverisëse.


Dekorimi i trupit​

Ka disa arsye se pse njerëzit lyen me bojë. Fëmijët luajnë dhe eksperimentojnë, të rinjtë përpiqen tu bien në sy zonjushave dhe të gjithë përpiqen të tërheqin turistët. Sidoqoftë, punimet me argjilë janë të shenjta e të fuqishme, dhe përbëjnë zemrën e jetës religjoze dhe kurative të popullit. Shumica e atyre që turistët shoqin të lyer nuk kanë të bëjnë me shkaqe rituali. E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e fotografive të kësaj faqeje.


Autoritetet qeveritare​

Si një nga popujt më të izoluar në Etiopi, Mursit kanë qënë gjithmonë relativisht autonomë nga qeveria etiopiane. Ata gjenden në një sitauatë herë me marrëdhënie paqësore e herë armiqësore me fqinjët e tyre, Bodi dhe Banna.

Ata janë në rrezik shpërnguljeje dhe mohimit të tokës bujqësore nga Fondacioni afrikan i parqeve. Thuhet se zyratët e parkut, i detyruan ata të firmosin dokumente që as nuk dinin ti lexonin. Në vitin 2005, 463 shtëpi u shkrumbuan në parkun kombëtar të etiopisë Nech Sar, pasi Fondacioni afrikan i parqeve nënshkroi një marrëveshje me qeverinë etiopiane.
 
Back
Lartë