• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Filmi i ri i Avatar, regjisori James Cameron shpjegon arsyen pse filmi është kaq i gjatë

...

Kontributor
LV
0
 

Filmi i ri i Avatar, regjisori James Cameron shpjegon arsyen pse filmi është kaq i gjatë​

Nga
American Eye
-




Regjisori James Cameron po inkurajon kinematë që të bëjnë pushime të shkurtra për në tualet gjatë premierës së filmit të ri “Avatar: The Way of Water”. Kjo, sepse filmi do të zgjasë plot 2 orë e 40 minuta.

Por, pse filmi është kaq i gjatë?

Sipas Cameron, synimet e tij për filmin ndikuan edhe në gjatësinë që filmi do të kishte:
“Qëllimi është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionale. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteri, më shumë te historia, më shumë te marrëdhëniet, më shumë te emocionet. Ne nuk shpenzuam aq shumë kohë për marrëdhënien dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe sigurisht që është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për t’u treguar.”
Filmi i ri do të publikohet më 16 dhjetor 2022 dhe do të tregojë ngjarjet 10 vjet pas atyre të filmit të parë.




https://www.facebook.com/sharer.php...-shpjegon-arsyen-pse-filmi-eshte-kaq-i-gjate/
 
Back
Lartë