• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fileto qefulli e marinuar me verë të bardhë

...

Kontributor
LV
0
 

Fileto qefulli e marinuar me verë të bardhë​



qefull.jpg

https://top-channel.tv/video/recete-fileto-qefulli-e-marinuar-me-vere-te-bardhe/

Duke qenë që qefulli është një peshk që ushqehet me barishte në fundin e detit shpesh mishi i tij vjen më i rëndë se peshqit e tjerë. Për këtë arsye është mirë që filetot e qefullit të marinohen me parë. Këtë rradhë marinimin do ta bëjmë me verë të bardhë dhe erëza të forta.

Fillimisht filetojmë peshkun duke ia hequr edhe të gjitha halat. Pastaj marrim një enë të thëllë me kapak. Vendosim filetot e qefullit brenda, i hedhim kripë, piper kokërr, gjethe dafine, pak vaj ulliri, majdanoz të freskët dhe në fund I shtojmë verë të bardhë derisa filetot të mbulohen plotësisht. I shtojmë edhe copa limoni të prera pa i shtrydhur dhe i mbyllim kapakun. E fusim ne frigorifer në temperaturën 0 – 5 gradë dhe e lëmë për 30 – 60 minuta të marinohet. Ndërkohë që marinohet peshku përgatisim salcën shoqëruese.

Marrim qepë të njoma dhe i presim hollë duke përdorur vetëm pjesën e bardhë të saj. Ngrohim pak vaj ulliri në tigan dhe fillojmë të karamelizojmë qepën. I shtojmë pak spec djegës, një gjethe dafine, pak piper dhe e skuqim për 5 minuta. Pasi qepa është zbutur shtojmë pak gjalpë. I hedhim pak kripë. Kjo salcë mund të shuhet edhe me konjak por ne do ta shuajmë me vertë të bardhë duke qenë se filetot I kemi marinuar në verë të bardhe.

E lejmë të ziej derisa te avullojë alkooli. Shtojmë pak majdanoz të prerë imët. Pasi ka zier i heqim gjethen e dafinës. Pasi kemi mbaruar me salcën, kur filetoja ka kaluar 30 minuta në marinim, e marrim dhe e vendosim në një tigan të pastër me vaj ulliri për një skuqje të lehtë. I shtojmë pak gjalp dhe pasi shkrihet e hedhim vazhdimisht me lugë mbi fileto që të skuqet edhe pjesa lart. Kur ka mbaruar skuqjen i shtrydhim pak limon dhe i hedhim sipër salcën me qepë që kishim përgatitur më parë. E ziejmë sa të jetë lidhur salca.

E servirim në pjatë dhe pjata është gati për tu ngrënë.


Top Channel
 
Back
Lartë