• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

FIFA inicion hetim edhe ndaj Stephan Lichtsteiner për festën me shqiponjë

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
leicester2018-600x341.jpg
Stephan Lichtsteiner është lojtari i radhës nga Përfaqësuesja e Zvicrës që po hetohet nga FIFA për mënyrën e festimit në ndeshjen ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës të premten ka shënuar një nga fitore më madhështore në histori të tyre, duke mposhtur Serbinë në botërorin e Rusisë me përmbysje të rezultatit 2:1.

Për Zvicrën në këtë ndeshje shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të cilët festimin e tyre e manifestuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, shqiponjën.

Tek goli i Shaqirit, për t’i dalë në mbrojtje djemve shqiptarë në fushë që vazhdimisht fyheshin në mënyrat më të ulëta nga tifozët serbë e rusë u doli në mbrojtje edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, që po ashtu festoi me shqiponjë.

Kjo festë ka bërë që edhe ndaj anëtarit të ri të Arsenalit të iniciohet procedurë disiplinore nga FIFA njofton media zvicerane ‘Blick.ch’.

Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner mund të akuzohen për shkelje të nenit 55 të kodit disiplinor, që shkruan se kushdo që provokon audiencën gjatë një ndeshje mund të suspendohet me dy ndeshje dhe të gjobitet me pesë mijë franga zvicerane.

Rreth këtij rasti një vendim nga FIFA do të merret ditën e hënë (nesër)./Lajmi

The post FIFA inicion hetim edhe ndaj Stephan Lichtsteiner për festën me shqiponjë appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë