• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Festival golash në Anfield Road, Liverpooli me 5 yje kundër Romës

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
download-1-2.jpg
Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Romës me shifrat e përgjithshme 5-2 në “Anfield Road”, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinale e parë të UEFA Champions League.

Në pjesën e parë shkëlqente Salah që realizonte dy gola (36′ & 45+1′) të bukur kundër ish-ekipit të tij.

Në të dytë ishte një tjetër Liverpool që kërkonte të mbyllte ndeshjen dhe të ishte e sigurt për të prerë biletën në finale.

Për 13 minuta Të Kuqtë e Kloppit shënonin 3 gola me autorët: Mane (56′), Firmino (61′ & 69′).

Roma zgjohet në minutën e 81′-të me golin e Edin Dzekos dhe të Perottit që shënon mbas 4 minutash nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat Liverpool me shumë mundësi është në finalen e Kievit, por Romën e mbajnë gjallë këto dy gola, pasi një mrekulli tjetër mund të ndodhi siç bën ndaj Barçës
 
Back
Lartë