• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Festat.

Elaa

!
ANETAR ✓
LV
0
 
Perderisa jemi afer festave do doja menyren si i konceptoni ju keto festa, e ca do donit te kishit afer / ose ke te kishit afer per te ber te paharrushme keto festa. Thx
 
Te kisha afer motren kunatin dhe dy niperit qe jetojn ne USA do ishte fundviti me i bukur per mua.
 
Familjen....
 
Perderisa jemi afer festave do doja menyren si i konceptoni ju keto festa, e ca do donit te kishit afer / ose ke te kishit afer per te ber te paharrushme keto festa. Thx
vetem familjen do doja te kisha afer, pastaj te tjerat jane dytesore, me pas ne 00 00 do mendoj deshiren e "madhe" sic kam bere keto 25 vitet, te mos me gjeje beqo ky vit :p
ishalla e ve doren ne zemer noj njoni :p
 
E rendesishme eshte te jemi gjalle,sidomos pas kesaj fatkeqsie qe i ndodhi shum shqiptareve:(:(.
Kte vit jam falenderuese qe jemi gjalle,uroj qe natyra mos te tregohet kaq mizore me ne :(:(.
Shyqyr qe ky fundvit na gjeti gjalle e te shendetshem :):).
 
Familjen sigurisht tjerat mrapa:
Dhe shendetin mbi te gjitha,duke qen se kte vit e kam kaluar pothuajse gjith vitin neper spitale. Uroj qe viti qe vjen tme sjelli vetem shendet e,harmoni.?
 
Feste eshte kur te lirojn nga dhoma e psikiatrise per 4 ore per sjellje te mire ? pastaj te fusin mrena se do me fluturu me u arratisur ? ( urgjenca urgjenca pacienti numer 34 po hidhet nga dritaria , kush nuk ja ka dhene ilacet atij sot , urgjenca kerkoi ndihne te menjehershme ?)
 
Do doja ti kaloja askund tjeter perveç se ne shtepine time. Me ka marre malli pambarimisht per Durresin. Ah i shtrenjti im.
Do doja qe deri me 31 ne dreke te isha akoma ne zyre, me koleget e mija duke degjuar "hitet e reja" shqiptare (si ralle here do pranoja me kenaqesi te torturohesha me kenget e Butrinit, me Luanen, me Alban Skenderajn?)...me turinjte mbi shkresa do i uroja gezuar kujto qe hyn e del duke nxituar e trurin do e ndjeja me te lehte se nje pupel nga atmosfera (nga ajo e verteta)...Me pas do mbidheshim te gjitha tek zyra e shefes per ti dhene dhuraten simbolike te festave..do qeshja me ze serish pa u merzitur nga batuta e saj "He mi Lorkë a ta solli babagjyshi burrin apo akoma asgje...nxito se vetem ti na ngele"... Me pas SunSet do ishte destinacioni im i radhes...e pasi te pija lengun e frutave do zbarkoja bashke me shoqet ne Vollga..ajri i ftohte i dhjetorit do me thante buzet e palyera e era do me rrihte e ngrinte si narkoze muskujt e faqeve dhe buzeve, por kjo nuk do me pengonte aspak te qeshja pa pengese e kompleks me cdo fraze qesharake. Aroma e Adreatikut qe nuk ndalet se luftuari me shkembinjte e guret e bregut do me shponte hundet. Mbremja do me gjente prane familjes me tryezen, zemren e shpirtin plot. E une do e lija veten te shkrihesha ne lumturi autentike(nga ajo e verteta dhe me siguri e vetmja qe ta dhuron veç familja dhe miqte e jetes). Me keqardhje e si çdo vit do merzisja shoqet e mija duke iu refuzuar ftesen per te dale pas 12-ës e duke degjuar fjaline e pervitshme tashme "Se mos thua ndonje vit po o Lorena, ben gabim e del nga strofkulla jote". Duke qeshur do i them se i dua e se ato jane dhuarata me e bukur per mua.
Ndodhi vjet...ishte si dje...por sme kujtohet...
 
Festat nuk konceptohen pa familjen, jane bere per ti mbledhur njerezit bashke.Pjesa me e bukur e asaj nate eshte kur me tim ate dhe tim vella mbushim nga nje gote para darkes, nderkohe qe ime eme nxiton per pergatitjet e fundit.Eshte ngrohte, aroma e mire te can hundet dhe te knaq shpirtin.Mezi e pres pytjen e tim vellai:"He bishe,ca do pime sonte, vere apo birre?" Dhe une duke e dit qe ai se ka qejf veren:"Pime vetem nga nje gote vere pastaj e kthejme me birre".
Do doja qe kto dit te flisja me njerez qe kam kohe pa folur,do doja tme pranonin faljen qe shume sinqerisht u kam kerkuar disa te tjereve.Edhe nese sndodh une kam detyre te perpiqem dhe vitin qe vjen....
 
Nuk kaloj keq dhe këtu ku jam, por do të doja t'i kaloja festat në Shqipëri, që të ndryshoja pak ambient.
Pasi e mendova e i peshova disa gjëra, vendosa të mos shkoj.
Mbase vitin tjetër po.

Sot bleva ushqime prapë, e birra të tjera, se disa i kisha pirë. Gjeta dhe ca gjëra që janë speciale për festat, si djathë me myk, e peshk të regjur në ujë, që shkojnë shumë me pijet.
 
Nuk kaloj keq dhe këtu ku jam, por do të doja t'i kaloja festat në Shqipëri, që të ndryshoja pak ambient.
Pasi e mendova e i peshova disa gjëra, vendosa të mos shkoj.
Mbase vitin tjetër po.

Sot bleva ushqime prapë, e birra të tjera, se disa i kisha pirë. Gjeta dhe ca gjëra që janë speciale për festat, si djathë me myk, e peshk të regjur në ujë, që shkojnë shumë me pijet.
Djath me myk je veti mar ti si hahet djathi mykt ??
Sa per shkrim je perfekt sikur me kan tu fol edi rama shok? bravo
 
Do doja kete vit ta festoja te gjyshja ne Shqiperi sic festonim me pare deri ne mengjes me vajzat e djemt e dajes tu be gallat tu pi e tu kercy ahhh sa me ka mare malli
Tani gjerat kan ndryshu shum ... thjesht me mungojn kto kohe ...???
 
Djath me myk je veti mar ti si hahet djathi mykt ??
Sa per shkrim je perfekt sikur me kan tu fol edi rama shok? bravo
Nuk është myk si ai që mendon ti.
Është vetë i tillë, që në përpunim. Nuk di si e bëjnë, me erëza ose ndonjë mënyrë tjetër, por ka shije të ndryshme nga djathërat e tjera.
Besoj se ka dhe në Kosovë të tillë.

mold-cheese-933309_960_720.jpg


Ndërsa ky është peshku që fola më sipër. Ka një shije shumë të fortë dhe nuk ha dot më tepër se një copë të vogël. Ky lloj peshku është një traditë e vendësve dhe e përdorin për festa. Të huajt zakonisht nuk e pëlqejnë dhe nuk e hanë dot, se mbase nuk janë mësuar. Por mua më pëlqen...

320@80.jpg
 
Back
Lartë