• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Federata Gjermane pranon gabimet për foton e Ozil me Erdogan

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
erdogan-ozil-573x350.jpg
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha se ka bërë gabime në interpretimin e fotografisë së futbollistit Mesut Ozil me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por i mohoi akuzat për racizëm.

Ozil dha dorëheqje nga ekpi kombëtar i Gjermanisë të dielën, duke kritikuar federatën, Grindelin, tifozët dhe mediat për, siç tha, racizëm ndaj njerëzve me rrënjë turke.

Ozil, vetë me prejardhje turke, e mbrojti daljen e tij në fotografi me Erdoganin, i cili në Gjermani shihet gjithnjë e më shumë si autoritar.

Grindel tha se i vjen keq që kritikat e federatës për fotografinë “janë abuzuar për slogane raciste”.

“Si president, është dashur të jem më i qartë: Çdo formë e armiqësisë raciste është e patolerueshme dhe e papranueshme”, tha Grindel.

The post Federata Gjermane pranon gabimet për foton e Ozil me Erdogan appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë