• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Familja e Berishës dogji Kishën, ndaj e përzunë nga fshati”, dëshmia e një tropojani nga Kanadaja!

...

Kontributor
LV
0
 

“Familja e Berishës dogji Kishën, ndaj e përzunë nga fshati”, dëshmia e një tropojani nga Kanadaja!​


Berisha Vukaj

lg.php


Petrit Vukaj nga Tropoja, ishte i ftuari i radhës ne rubrikën “Kjo është jeta ime” të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga. Ai tregoi jetën e tij, nga fshati Salcë i Tropojës, në Vankuver, Kanada.

“Jemi shpërndarë kudo nëpër botë, kemi braktisur shtëpitë, kujtimet, ëndrrat dhe besimin se do ia dilnim në token tonë. Na ndoqi mallkimi i një të mallkuari, që dikur ishte shpresa jonë më e madhe”,- thotë Vukaj ndërsa tregon në Shqip, debatin me të atin, të cilin e cilësoi grindjen më të madhe të jetës së tij, për ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kur Berisha erdhi në pushtet kishte mbështetjen tonë, ashtu sikurse dhe të gjithë tropojanëve e shumicës së shqiptarëve, të cilët besonin që ai do të sillte ndryshimin.
lg.php

Por sot i jap te drejte babait, qe e quante fatkeqësinë më të madhe të Shqipërisë, ardhjen në pushtet të Sali Berishës.

Grindjen më të madhe në jetën time e kam pasur me tim, për Sali Berishën. Të gjithë e pritëm me gëzim se do të bënte ndryshimin dhe e kishte në dorë të bënte ndryshimin. Në vitin 1992 thuajse 90% e popullit shqiptar e donte. Unë isha i djathtë dhe babai asokohe më tha: Dëgjo more djalë, gjyshërit dhe stërgjyshërit e tij, kanë djegur kishën dhe i kane përzënë nga fshati. Pleqtë e malësisë së Gjakovës e kanë thënë; E keni marrë vesh kush është vendosur në krye të shtetit? Një njeri nga familja që ka djegur kishën, nuk e lëshon pushtetin pa djegur tre herë Shqipërinë! Është fatkeqësi për kombin tonë, që ky njeri është vendosur në krye të pushtetit.

Dy herë e ka djegur, tani presim të tretën”.

Rudina Xhunga: Uroj të ketë mbaruar koha e djegieve në Shqipëri!
“Po të mos ishte për Amerikën, prapë do ta digjte'”- u shpreh Petrit Vukaj në Dritare TV./L.F-dritare.net

Balkanweb"
 
Back
Lartë