• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Famëkeqja “Hëna e Plotë” që sjell vetëm ndarje e tradhti; Si t’ia hidhni paq këtij fenomeni pa ju thyer zemra

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Hënat e plota janë ‘famëkeqe’ e thuhet e besohet se i bëjnë njerëzit tejet emocional! Për shkak të kësaj, Hëna e Plotë është gjithashtu përfaqësuese e “ndarjeve” në astrologji, duke përfshirë tradhtitë, zënkat dhe prishjen e një lidhjeje.

Sidoqoftë, ky mit nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Hëna përfaqëson të vërtetën tonë, emocionet e pakamufluara dhe na lejon të bëjmë një zhytje të thellë brenda vetes ! Gjatë kësaj periudhe njerëzit flasin pa filtra dhe gjithçka nxjerrin nga goja, u buron nga zemra. Nëse ka një hendek midis një çifti, ata duhet të komunikojnë e të gjejnë rrënjët e problemit, sepse natën e Hënës së Plotë të gjithë e kanë më të lehtë të shprehen. Të vërtetat shpalosen natyrshëm, por në këtë kohë, ne mund të ndiejmë gjithashtu një presion ! Mos lejeni që kjo gjendje të ndikojë shëndetin tuaj emocional, por përpiquni të kuptoni se termometri kozmik po ju shtyn të mendoni në një mënyrë të tillë. T’i jepni fund lidhjeve, t’i thoni gjërat pa takt e të lëndoni njerëzit që doni.

Ky tension ndihet edhe para Hënës së plotë, kështu që nëse ju dhe i dashuri keni patur një zënkë nga hiçi, tani e dini pse.

Hënat e plota janë në të vërtetë një kohë kur njerëzit dëshirojnë të punojnë në marrëdhëniet që qëndrojnë në fije të perit. Mos harroni, Hëna shkëlqen më shumë se kurrë e kjo gjë që na bën të shohim më qartë situatat dhe njerëzit. Hëna në astrologji është lidhet me vetveten dhe atë që ne nuk mund ta shprehim. Pra, po, Hënë e Plotë teknikisht shënon “mbarime” por jo në mënyrën si ne mendojmë. Na ndihmon të shohim marrëdhëniet nga një këndvështrim më i thellë dhe më i qartë, Hëna i jep fund dramës dhe rrit angazhimet tona. Burimi: Cosmopolitan

Image
 
Back
Lartë