• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Falja e nje femre/grua ?

yahoomsn

ʇɐ ƃuᴉʞool noʎ ǝɹɐ ʇɐɥʍ
ANETAR ✓
LV
0
 
Pas dy vitesh martesë, dashuri dhe pasion … më tradhëtoi. Padyshim që tradhëtia dhemb fort dhe është tepër e rëndë, megjithatë, pavarësisht dhimbjes, unë i këshilloj të gjitha bashkëvuajtëset e mia të durojnë dhe ta falin partnerin, ta kuptojnë natyrën e burrit dhe ta konsiderojnë tradhëtinë një moment dobësie ... ashtu siç bëra dhe vetë unë.
E mora në telefon dhe i tregova se kishin fituar një darkë falas për dy persona, në një nga restorantet më të shtrenjtë në vend, dhe kjo falë pjesëmarrjes time në një konkurs televiziv.
Nuk më harrohet gëzimi i tij në ato çaste, aq më tepër që ato kohë po kalonim një periudhë të vështirë financiare.
Vajtëm atë natë në restorant i cili ishte goxha luksoz.
Porositëm ushqimet më të mira dhe më të shtrenjta... ishte një natë romantike e cila ia mbushi zemrën tim shoqi me gëzim e dashuri.
Në xhep i kisha futur një dhuratë tepër të veçantë, përzgjedhja e së cilës më kishte marrë shumë kohë.
Me fjalë të çiltra më tha:"Të falënderoj që më ke falur... ti je një bekim nga Zoti.
Unë iu përgjigja:"E ç'mund të bëja tjetër? Jam shumë e dashur dhe e dhembshur. Kjo është pika ime e dobët. Të dua fort i dashur."
Filloi të më dashurojë përsëri. Ia kisha dalë me sukses.
Pasi i dhurova një puthje në faqen e tij të djathtë, i kërkova leje për të vajtur në banjo.
U ngrita drejt banjos, arrita tek dera e restorantit .... rruga kryesore ... taksia... dhe përfundova në shtëpi.
Sakaq, ai, akoma vazhdon të vuajë dënimin e marrë për dy vjet burg, sepse nuk mundi ta paguajë atë darkë të shtrenjtë, ku kishte bërë sherr me kamarierët të cilët kishin thirrur policinë e cila i kishte gjetur në xhep dhuratën time, ca gramë drogë të rëndë.
Megjithatë, e konsideroj me fat, pasi mund ti kisha nxjerrë një sy, apo ti kisha prerë ndonjë gjymtyrë. Por, dhembshuria ime më pengoi. Më tradhëtoi pika ime më e dobët...
 
Nuk po e kuptoj je mashkull a femer ? Dhe a Eshte Dicka qe te ka ndodh ty a e huazuar ?
Nese te ka ndodh ktu e ti me del femër ne shkrim ….se ti je prezantu mashkull . ?
nuk Po kuptoj : duhet te jap mendim per ngjarjen ngjarjen ne fjale , apo e more diku dhe e ndave me ne ?
tema tradhtish ka plot ne forum .
 
  • Pëlqej
Reactions: ABC
Ideja është a meritojmë falje?
E nëse të falin. Nuk ka ndëshkim më të madh kur të vret ndërgjegjja..
 
Back
Lartë