• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës përzgjedh Ermonela Jahon

...

Kontributor
LV
0
 

Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës përzgjedh Ermonela Jahon​

Me sa duket mbreti Philip ka një adhurim për talentin e sopranos shqiptare saqë e përzgjodhi në 175-vjetorin e një prej institucioneve zemër për artin të Katalunjës e në botë.


Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës

Ermonela Jaho

SPANJË
- Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka pozuar me çiftin mbretëror të Spanjës, Letizia dhe Filip. Kjo foto është postuar nga “Gran Teatre dei Liceu” të Barcelonës.
Me sa duket mbreti Philip ka një adhurim për talentin e sopranos shqiptare saqë e përzgjodhi në 175-vjetorin e një prej institucioneve zemër për artin të Katalunjës e në botë. Të premten në 4 nëntor Mbreti Felipe dhe mbretëresha Letizia ishin kujdestarët kryesorë te kremtimit të këtij përvjetori dhe e vetmja artiste e ftuar në këtë event ishte shqiptarja Ermonela Jaho.

Eventi më i madh në Teatrin e Barcelonës, Mbreti i Spanjës


Kjo dalje, vjen edhe si shenjë rekuperimi shëndetësor e sopranos, pas dy koncerteve të anuluar rishtazi në Oviedo dhe Bilbao.

Në një intervistë në Shqipëri pak muaj më parë, Ermonela tha për mbretin dhe mbretëreshën e Spanjës se ishin më të afrueshëm. "Mbreti ishte edhe më i dashur se Letizia. Ai me përqafime, shumë familjar dhe unë kam vajtur kam hapur stinat në atë teatër dhe ai e mbante mend. Më tha: Ti je ajo shqiptarja që ke kënduar vitin e kaluar. Domethënë shumë i kujdesshëm", tha ajo.
 
Back
Lartë