• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës në peshëngritje

...

Kontributor
LV
0
 

Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës në peshëngritje​



ev-1.jpg


Tirana është shndërruar në kryeqendrën e sportit evropian. pas organizimit të suksesshëm të finales së Conference League, kryeqyteti shqiptar po mban edhe kampionatin evropian të Peshëngritjes dhe që në ditët e para të tij është dëgjuar himni shqiptar falë Evangjeli Velit që u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 55 kg për femra.

Veli bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë garë të saj teksa fitoi 2 medalje të arta dhe 1 të argjendtë, kjo për shkak të peshës trupore. Evangjeli Veli fitoi fillimisht medaljen e artë në stilin e shkëputjes ku i realizoi me sukses të trija provat për ta mbyllur atë me 95 kg duke lënë pas ukrainasen Konotop dhe belgen Stercks.

Rivaliteti mes këtyre 3 peshëngritëseve u pa edhe në stilin e shtytjes me velin që sërish i kaloi me sukses të trija provat duke e mbyllur me 113 kg garimin e saj, po aq sa edhe konotop që mori medaljen e artë në këtë stil për shkak të peshës trupore më të vogël.
Megjithatë kjo peshë i mjaftoi Evangjeli Velit që në dygarësh të fitojë medaljen e dytë të artë me 208 kg duke u shpallur përfundimisht kampione e Evropës duke e lënë Konotop në vendin e dytë me 207 kg dhe Stercks në vendin e tretë.

veli-1.jpg

Me hashtagun “Të bashkuar jo të ndarë”, “Shqipëria e ardhmja jonë”, kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar Veklin në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tri medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje, shprehet ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. “Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes”, shkruan ajo më tej.



Top Channel
 
Back
Lartë