• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Evakuimi i afganëve, Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara

...

Kontributor
LV
0
 

Evakuimi i afganëve, Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara​



11111.jpg



Kosova bashkohet me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë në një deklaratë të përbashkët duke siguruar se “qytetarët tanë, shtetasit dhe banorët, punonjësit, afganët që kanë punuar me ne dhe ata që janë në rrezik mund të vazhdojnë të udhëtojnë lirshëm në destinacione jashtë Afganistanit.”

Kështu thuhet në një postim të Ambasadës amerikane në Prishtinë, të publikuar sot në Twitter, së cilës i ka bashkëngjitur një deklaratë të përbashkët të publikuar nga Departamenti i Shtetit, ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi.
Në deklaratë thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që qytetarët tanë, shtetasi banorët, punëtorët, afganët që kanë punuar me të gjithë ne dhe ata që janë në rrezik të mund të udhëtojnë lirshëm në destinacionet jashtë Afganistanit. Ne kemi marrë garanci nga talibanët se të gjithë shtetasit e huaj dhe çdo qytetarë afganë që ka autorizim nga shtetet tona, të lejohet që të largohet jashtë vendit. Ne do të vazhdojmë të lëshojmë dokumente udhëtimi për afganët e caktuar dhe ne kemi pritshmëri për zotimet e dhëna nga talibanët se ata mund të udhëtojnë në shtetet tona respektive”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot nga DASH, e cila është përcjellë në llogarinë zyrtare Twitter të Ambasadës amerikane në Kosovë.



Top Channel
 
Back
Lartë