• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana

...

Kontributor
LV
0
 

Erdogan pritet të takohet me Putinin në Astana​



09870000-0aff-0242-2497-08da97fb7e09_w1023_r1_st_s.jpg



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën, më 12 tetor.

Takimi do të zhvillohet në margjinat e një samiti rajonal që do të mbahet në Astana të Kazakistanit, tha një zyrtar i Turqisë për AFP-në.
Turqia, që ka qëndruar neutrale përgjatë konfliktit në Ukrainë, ka raporte të mira me Rusinë dhe Ukrainën.

Erdogan ende nuk ka dënuar sulmet masive ajrore që goditën qytetet në mbarë Ukrainën më 10 tetor. Nga këto sulme u vranë të paktën 19 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Por, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, zhvilloi një bisedë telefonike me
Erdogan u takua me Putinin në margjinat e një samiti rajonal që u mbajt në Uzbekistan muajin e kaluar. Ai ende shpreson që mund të bëjë bashkë Putinin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në bisedime të paqes. Turqia insiston se bisedimet e paqes janë thelbësore dhe gjasat që ato të mbahen janë reale.

Turqia, që është anëtare e NATO-s, nuk u është bashkuar sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.
Erdogan po ashtu është i përkushtuar që të rrisë tregtinë me Moskën, teksa po tenton që të stabilizojë ekonominë e Turqisë para se të kandidojë edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e qershorit.

Muajin e kaluar, Ankaraja u përball me presion nga Shtetet e Bashkuara dhe konfirmoi se tri bankat e fundit që ende kryenin shërbime bankare për rusët, do të ndalonin këtë praktikë.
homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, pas sulmeve, por nuk ka detaje nga kjo bisedë./rel



Top Channel
 
Back
Lartë