• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Era Istrefi në finalen e Botërorit: Momenti më i bukur, kur shënuan shqiptarët

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
era-istrefi-600x326.jpg
Të dielën në “Luzhniki Stadium” të Moskës do të luhet finalja e Boterorit mes Francës dhe Kroacisë. Para sfidës do të mbahet një ceremoni, ku do të interpretohet “live” kënga zyrtare e Botërorit nga Era Istrefi, Niki Xhem dhe Will Smith.

FIFA organizoi një konferencë me 3 këngëtarët. E pyetur se cili është për të futbollisti më i mirë, Era nuk ka pasur dyshimi: “Ai është Cristiano Ronaldo”.

Ajo u pyet edhe për momentin më të bukur të këtij botërori për të. “Ishte ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, kur dy lojtarë me origjinë shqiptare shënuan”, tha Era.

Pas interpretimit “live” të këngës, në fushën e lojës ditën e diel do të hyjë në fushën e lojës edhe Trofeu i Botërorit.

Ai që do ta sjellë atë do të jetë ish kapiteni i Gjermanisë Philip Lahm i shoqëruar nga modelja ruse, Natali Vodionova. Kupa do të transportohet brenda një kutie titaniumi e markës Loius Vuitton.

The post Era Istrefi në finalen e Botërorit: Momenti më i bukur, kur shënuan shqiptarët appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë