• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Ëmbëlsirë e shpejtë dietale nga çokollata

...

Kontributor
LV
0
 

Ëmbëlsirë e shpejtë dietale nga çokollata: E shijshme, mund ta hani pa u brengosur!​


%C3%AB-1.jpg


Kush nuk ka dëshirë të shijojë një ëmbëlsirë të shijshme në çdo vakt pa frikën e kalorive dhe shtimit të peshës? Shijojeni…
Përbërësit:

Grupi I-rë i përbërëseve:

▪ ¾ e filxhanit me miell,
▪ 1 filxhan sheqer (më mirë është sheqeri i kaftë apo i kokosit),
▪ 2 lugë të plota kakao pluhur,
▪ 1 lugë e vogël kripë,
▪ 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira,
▪ ¾ e lugës së vogël sodë buke.

Grupi II-të i përbërësve:
▪ 1 vezë,
▪ ½ filxhan qumësht,
▪ 2 lugë vaj,
▪ 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje,
▪ ½ filxhan ujë.

Përgatitja:
1.
Në enë për përzierje qitni grupin e parë të përbërësve (miellin, sheqerin, kakaon, kripën, pluhurin për ëmbëlsira dhe sodën e bukës).

2. Në një enë të veçantë përzieni përbërësit e grupit të dytë, shtojani grupit të parë, dhe të gjitha përzieni mirë derisa të përftoni masën e njëtrajtshme dhe të lëmuar.

3. Ngrohni gjysmë filxhani ujë dhe kur të vlojë shtojeni në përbërjen, dhe përzieni mirë.

4. Ngrohni furrën e shporetit në 180 gradë, përbërjen qiteni në kallëp, dhe piqeni rreth 30 deri 40 minuta.

Ëmbëlsirën priteni në 12 feta dhe kur të ftohet servireni. Secila fetë ka 200 kalori, andaj lehtë mund të kontrolloni kaloritë që i merrni.


Telegrafi.
 
Back
Lartë