• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Edi Rama më ke kapur ti sot për krahu më ke tërhequr zvarrë”

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Ndërkohë që Teatri Kombëtar është i rrethuar nga forcat e policisë, në mbështetje të punonjësve që do të bëjnë zbrazjen e materialeve nga godina, regjisori Edmond Budina ka folur para mediave, duke kërkuar mbështetje nga gjithë artistët dhe qytetarët në mbrojtje të TK.

Ai ka treguar i prekur se është tërhequr zvarrë nga policia.

“Nuk më ka ndodhur kurrë, ne në ’90 jemi ngritur me studentët, por as policia e Ramiz Alisë nuk na ka trajtuar në këtë mënyrë.

Më kanë tërhequr zvarrë, unë kam protestuar gjithandej, edhe në Itali, po nuk jam trajtuar si këtu.

Edi Rama më ke kapur ti sot për krahu më ke tërhequr zvarrë.

Ne nuk duam të mos ketë Teatër të ri, të ketë, të ndërtohet por të ruhet kujtesa historike, të ruhet ky që është”
, tha ai.

j.l./ dita
 
Back
Lartë