• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

E rëndë në Greqi...Vëllai vret motrën dhe bën vetëvrasje, disa kohë më parë humbën nënën nga kanceri

...

Kontributor
LV
0
 

E rëndë në Greqi/ Vëllai vret motrën dhe bën vetëvrasje, disa kohë më parë humbën nënën nga kanceri​


1-10.png



Një vëlla ka vrarë motrën dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Heraklion. Ata janë gjetur të pajetë në banesë nga vëllai i tretë.

Mediat fqinje shkruajnë se pranë trupave është gjetur një armë, me të cilën dyshohet se është kryer edhe vrasja e më pas vetëvrasja.

Raportohet se së fundmi ata kishin humbur edhe nënën dhe që prej asaj kohe ishin në gjendje të rënduar psikologjike.

“Njerëz shumë të mirë, fqinjë të mirë dhe punëtorë. Mami u largua nga jeta shtatë muaj më parë. Çfarë të them. Fëmijë shumë të qetë. Babai i tyre më tha se djali po bëhej gati të martohej dhe gjynah që iku, se nuk do të shohë nip”, shprehet fqinji i tyre për protothema.gr.

Një tjetër dëshmitare nga vendi i ngjarjes thotë se: “Ata kanë humbur nënën para 6-7 muajsh. Dy fëmijët nuk punonin. Nuk di detaje, e vuajtën vdekjen e saj, ishte një grua me kancer që kishte kaluar shumë. Ka një vëlla të tretë”.


2-9.png




Top Channel
 
Back
Lartë