Të dy lojtarët u njoftuan nga drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta këtë javë që ata nuk janë në planet e ‘Nerazzurrit’ për sezonin e ardhshëm.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Conte u pyet përse ai kishte vendosur t’i largonte të dy lojtarët, por zbuloi se kjo ndodhi para mbërritjes së tij, transmeton lajmi.net.
“Në lidhje me Icardin dhe Nainggolan, klubi kishte kohë të mjaftueshme për të vlerësuar situatën dhe për të marrë vendimin”.
”Gjithçka që bëra ishte kthimi i vizionit të klubit. Trajneri dhe klubi duhet të punojnë si një dhe ne jemi tërësisht të unifikuar për këtë “, deklaroi italiani duke lënë të kuptohet se largimi i të dy futbollistëve erdhi pas vendimit të klubit zikaltër. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari