• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

E keni parë “La casa de papel”? Nëse jo, këto janë 6 arsye pse nuk duhet ta lini pa parë këtë serial

...

Kontributor
LV
0
 

E keni parë “La casa de papel”? Nëse jo, këto janë 6 arsye pse nuk duhet ta lini pa parë këtë serial​


Është padyshim një ndër serialet më të suksesshëm në Netflix. Nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim të madh për filmat spanjollë, por duke dëgjuar në rrethin shoqëror që po e shihnin të gjithë këtë serial (disa edhe po paguanin Netflix vetëm për të parë “La casa de papel”), mendova të ulesha e të nisja me sezonin e parë. E gjeta veten duke e gdhirë natën për ta mbyllur gjithë sezonin, me dëshirën e madhe për të mësuar se çfarë ndodhte më vonë. Më poshtë dua t’ju listoj 6 arsye pse nuk duhet ta lini pa e parë këtë serial, nëse ende nuk e keni parë.
376241F0-BA01-4537-9DFE-4C90E814A152.jpeg

1. Aktrimi.
Jam surprizuar që me serinë e parë. Aktrimi ishte fantastik. Në serial mund të shohësh narcisistin, kriminelët, apo edhe policinë që bindte këdo për rolin dhe emocionet e tyre. Aktrimi është aq i bukur, saqë mund të ndjesh tensionin në çdo skenë, inatin dhe gëzimin.

2. Historia.
Regjizori dhe tekstshkruesi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ta bërë historinë interesante. Bëhet fjala për vjedhjen, por jo për vjedhjen e individit, për vjedhjen e shtetit që përpiqet ta mbajë të shtypur individin. Dhe më e bukura, shikuesi bëhet palë me grabitësit për shkak të historive të tyre prekëse.

3. Suspanca në pothuajse çdo skenë.
Çdo episod është plot me suspancë. Ngjarje të lidhura me njëra tjetrën, histori interesante për të parë që të shtyjnë të kalosh nga një episod tek tjetri. Seriali të mban aq pezull, saqë shpesh harroja se kisha përpara ushqime për të konsumuar. Hutohesha duke parë çdo skenë dhe më ftoheshin kokoshkat.

4. Fjalët spanjolle.
Është një ndër gjuhët më të bukura e më romantike, dhe në këtë serial mund të mësohen plot fjalë spanjolle, edhe pse pa gënjeshtra, unë arrita të mësoj vetëm fjalë të pista. Ndonjëherë më lindte mendimi se spanjollët mund të flisnin vetëm fjalë të tilla, pastaj e kuptoja se ato përdoreshin vetëm në kontekstin e historisë së serialit.

5. Gjithçka shihet me sytë e “djemve të këqinj”.
Të këqinjtë, grabitësit, janë aktorët kryesorë. Duket si diçka jo e zakontë, pasi është bërë klishe që kudo të triumfojnë më të mirët, por në këtë serial të këqinjtë bëhen personazhet më të dashur për shkak të historive të tyre prekëse e plot sakrifica, duke e bërë historinë në tërësi më komplekse dhe më interesante.

6. Nuk ekzistojnë gjëra të pamundura.
Të dalësh kundër një shteti të tërë duket si marrëzi dhe diçka e pamundur. Profesori, aktori kryesor i serialit, bashkë me bandën e tij i dalin ballë shtetit dhe fitojnë në përpjekjen e tyre për të vjedhur rezervat kombëtare. “Kryengritja” e grabitësve të tillë, është në vetvete një revoltë kundër shtetit dhe qeverive që mundohen ta mbajnë të shtypur individin, qoftë edhe duke përcaktuar përkufizime të tilla si “kriminel” apo “i ndershëm”, kur në fakt dhe në radhët e atyre që e heqin veten për të ndershëm, ka plot kriminelë, apo që lëkunden shumë lehtë prej parasë. Pikërisht individë të tillë evidentohen përmes këtij seriali, i cili i nxit të gjithë të besojnë se edhe ata që konsiderohen si më të këqinj, e kanë një arsye se pse kanë arritur në vepra të këqija. Seriali justifikon në vetvete ata që shoqëria i distancon me përbuzje, por që në fund i mbështet me brohoritje kur bëjnë grabitjen më të madhe në histori, atë të “Bankës së Spanjës”.
Nëse ende nuk e keni parë këtë serial, jua sugjerojmë ta shihni sapo të gjeni mundësi. Jo vetëm do të bindeni për arsyet që ju kemi listuar, por do të gjeni edhe vetë arsye të tjera për t’ua sugjeruar miqve tuaj ta shohin.
 
Po mbaroj the crown tani ...pastaj la casa del Papel e pastaj po shoh kete qe the
 
E kam pa, eshte nder me te bukurit.
Personazhe qe te bejne per vete.
E keqja eshte qe mbaroj.
 

Sepse mu tekën shoqeria shiqoje shiqoje, ishte nje periudhe qe cdonjerin e ndegjoja duke folur per kete film. Une jam nje tip qe pikerisht kur tgjithe e bejne nje gje apo e shiqojne ne kete rast, se bej, deri sa te bindem vet. Ndoshta ne nje te ardhme te afert apo te larget e shiqoj por, s'besoj. Madje bazuar ne trailer, s'eshte nga llojet e filmave qe une i pelqej shume.
 
Back
Lartë