• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

E keni bërë gabim, mënyra e duhur për të zierë fasulet

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
fasule-e1514143553314-401x220.jpg
Fasulja, dallon nga shumica e artikujve, kërkon edhe përgatitje paraprake. Para se vërtet t’ia filloni përgatitjes së fasules, nevojiten shtesa të caktuara që të qëndrojnë një natë në tenxhere plot me ujë, për t’u bymyer dhe zbutur, gjë që goxha shumë ia lehtëson punën stomakut tuaj.
Dhe kur të ketë kaluar ajo natë e bujshme gjatë së cilës ka qëndruar fasulja në ujë, filloni përgatitjen pa u ndalur.
Derdheni ujin në të cilin ka qenë fasulja, qitni tjetrin dhe fasulen qiten në shporet (natyrisht, fasulja ende është në tenxhere).

Kur uji vlon, pritni 10-15 minuta dhe, sërish, derdheni ujin dhe qitni ujë tjetër dhe atëherë të vlojë, dhe sërish.
Kjo procedurë është goxha e lodhshme, mirëpo, në sa më shumë ujë që të zieni fasulen, ai do të jetë më i shijshëm dhe më pak do t’ju fryjë stomakun, transmeton Telegrafi.

Kur pas vlimit të tretë të ujit keni vendosur që është bërë mjaft, atëherë merrni një apo dy qepë (varësisht sasisë së përgatitjes së fasules), fërgoni në një tenxhere të posaçme dhe pastaj qiteni në enën me fasule.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe mish të thatë me brinjë apo proshutë, sipas dëshirës suaj.
Në gjithë këtë qitni pak ose shumë ujë, varësisht se a doni fasule të hollë në formë çorbe apo për fasule më të dendur ju nevojiten më shumë qepë dhe në fund tepricën e ujit e derdhni dhe e fusni fasulen në furrë që të piqet.

Për shkak të shijes më të mirë, mund të qitni edhe një spec të plotë apo një karotë të grirë në rende.
Nga erëzat, në fillim qitni 2 – 3 kokrra piper dhe një fletë dafine, mirëpo fletën e dafinës mos e lini gjithë kohës, por pas rreth dhjetë minutave nxirreni nga tenxherja.
Në fund të gjithë kësaj, shtoni thelpinj të grirë hudhre dhe spec të kuq të bluar (që të marrë atë ngjyrën e bukur portokalli).
Ju bëftë mirë!
 
Back
Lartë