• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

E cituar në Bibël e Kuran, ringjallet pema që “shëron gjithçka”

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 

Palmat e hurmave, që gjendeshin dikur nga Liqeni i Galilesë deri në Detin e Vdekur, ishin kthyer në një simbol të jetës dhe begatisë, e velerësoheshin që në lashtësi për vetitë e tyre medicinal. I quanin madje si pema “ që shëron gjithcka”. Tani, një ekip shkencëtarësh ka arritur të riktheje në jetë farat e lashta të tyre. Doktoresha Elaine Solowey dhe. Sarah Sallon, nga instituti i Aravas në Izrael bënë që një filiz i ri të mbinte nga një farë 2 mijë vjecare, e zbuluar në një vazo në Masada, fortesa e famshme pranë Detit të vdekur. Ato i vune emrin “Methuselah” , sipas personit më të vjetër në Bibël. Bima vazhdoi të rritej dhe tashmë ka mbërritur një gjatësi prej gati 4 metrash. pas shumë përpjekjesh, ekipi ia doli të merrte dhe frytet, të cilat nuk janë 100% rikrijimi i saktë i hurmave të lashta të arabisë. Megjithatë, ato duket se afrojnë shumë me frutat e ketij lloji të konsumuara në kohën e Krishtit. Sarah Sallon thote se bimët nga ky rajon kanë rëndësi të vecantë pasi përmenden edhe në librat e Shenjtë. “Hurma e Judës ishte shumë e vlefshme dhe shumë e njohur për kohë, jo thjesht si ushqim, por edhe për vetitë kurative. Kur dëgjova se kishte fara antike të gjetura në gërmimet arkeologjike, mendova se do të ishte interesante të shihnim nëse mund të përpiqeshim t’i rrisnim ato”, u shpreh ajo. Farat u gjetën në të ashtëquajturat “dhoma magazinimi”, dhe mendohet se ishin mbledhur aty për judenjtë që i fshiheshin pushtguesve romakë.
 
Back
Lartë