• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë, Rama poston foto nga satelitët: Gati për t’u lëshuar në hapësirë

...

Kontributor
LV
0
 

Dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë, Rama poston foto nga satelitët: Gati për t’u lëshuar në hapësirë​



311570142_655812822581049_8947343406279474956_n.jpg



Kryeministri Edi Rama thotë se dy satelitët shqiptarë që do të dërgohen në hapësirë janë gati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se dy sytë superteknologjikë që do të monitorojnë Shqipërinë nga lartësitë, me një precizion të lartë dhe qartësi të plotë figure deri në 75 cm2, Satelitët e ALBANIA 1 dhe ALBANIA 2, janë gati për t’u lëshuar në hapësirë nga Kennedy Space Centre në Florida të SHBA.

“Shqipëria do të ketë përdorim ekskluziv të tyre, për përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS) si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj, e një sërë institucioneve e subjekteve, publike ose private, puna e të cilave lidhet me territorin, ujërat, pyjet, zjarret, mbetjet urbane, prodhimin bujqësor, zhvillimin urban, titujt e pronësisë, e me radhë”.

Së bashku me Elon Musk, kryeministri pritet të shtypë në muajin dhjetor butonin e nisjes në hapësirë, të dy satelitëve të parë me flamur shqiptar.

Kjo kontratë që ka një faturë 6 milion dollarë, konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për një periudhë tre vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.



Top Channel
 
Back
Lartë