• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dy nënat

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
FB_IMG_1633547799076.jpgFB_IMG_1633547810296.jpgFB_IMG_1633547816159.jpg


Cilido nga ju, sapo të shohë këtë skulpturë të titulluar “Dy Nënat”, realizuar nga gjermano-holandezi, Frans Stracké, në vitin 1893, punë e cila ndodhet në Rijksmuseum në Amsterdam, haset me dilemën e parë, pse dy nënat. Por një sy vëzhgues do të konstatojë vërtetë dy nëna, është gruaja me fëmijën e saj në krah dhe në bohçe mban dy këlyshët e qenit, i cili e ndjek nga pas.
Franz Stracké e krijoi këtë skulpturë terakote në vitin 1893. Titulli "Dy Nëna" i referohet gruas dhe qenit, të pozicionuar në këmbët e saj duke shikuar lart, këlyshët e të cilëve ajo mban.
Kjo skenë e ëmbël dhe rutinore e një zone rurale, pasqyron interes në rritje për jetën e peshkatarëve. Megjithatë jeta nuk është një shtrat me trëndafila për gruan këmbëzbathur, ajo ka një mision për të përmbushur si nënë dhe një përkujdesje për të përbashkuar me një nënë tjetër, qenin, për rritjen e këlyshëve të saj. Ajo ka vetëm dy peshq në qesen e saj, dhe rrjeta që tërheq pas saj është bosh, ky detaj është sjell nga mjeshtri si një mënyrë rrëfimi për vështirësitë, përditshmëria e të cilave nuk i ndalon ata njerëz ta duan jetën, dhe këtë nënë të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të japë zemrën e saj të blatuar në përkujdesje dhe dashuri.

Albert Vataj
 
Back
Lartë