• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Duka-Finos: Ke aktivizuar kriminelë që kam frikë t’ju përmend emrat

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
duka2018.jpg
Debati i parë publik mes dy kandidatëve potencialë për kreun e FSHF-së, Armando Duka dhe Bashkim Fino, në Top Channel, u karakterizua nga tensioni dhe akuzat e ndërsjella.

Deputeti i PS-së akuzoi kreun aktual të FSHF-së se po përdor shoqata fantazmë, për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve dhe u shpreh se do të kërkojë ndalimin e votimit të tyre.

Nga ana tjetër, Duka mori në mbrojtje shoqatat dhe drejtuesit e tyre, ndërsa akuzoi Finon se ka angazhuar politikën dhe kriminelët për të favorizuar kandidaturën e tij.

“Unë prisja që ne të flisnim më shumë për futbollin realisht, por ti vjen këtu me një mal me akuza, që në fakt nuk janë aspak të vërteta. Je ti ai që ke nisur presionet politike ndaj delegatëve, ndërsa ke aktivizuar edhe kriminelë.

Realisht unë kam frikë të përmend emrat e kriminelëve që ke aktivizuar dhe ke përdorur, madje edhe ti ke frikë”, tha Duka.
 
Back
Lartë