• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dorëshkrimet e papublikuara të polemizuesit të madh francez Céline, shfaqen 75 vjet pas zhdukjes

...

Kontributor
LV
0
 

Dorëshkrimet e papublikuara të polemizuesit të madh francez Céline, shfaqen 75 vjet pas zhdukjes​



dor.png



Më shumë se 75 vjet pas zhdukjes së tyre, rreth 6,000 faqe të papublikuara të shkrimtarit të njohur polemizues francez Louis-Ferdinand Céline janë shfaqur së fundmi. Zbulimi i ka dhënë më shumë zjarr betejës ligjore mes trashëgimtarëve të tij, të cilët kishin mbajtur fshehtësisht edhe shkrime të tjera të papublikuara te shkrimtarit te famshem francez.

Louis-Ferdinand Céline, vdiq në 1961 ndërsa e veja e tij Lucette Destouches vdiq në 2019.
Ekzistenca e dokumenteve u bë publike javën e kaluar nga e përditshmja vendase Le Monde. Ato ishin mbajtur për 15 vjet nga Jean-Pierre Thibaudat (emri i penës), kritiku i dramës dhe ish gazetar i ‘Liberation’, i cili thotë se i janë dorëzuar nga një lexues i tij, identitetin e të cilit u e zbulon.
“Céline i jepte shumë rëndësi këtyre dorëshkrimeve”, kujton shkrimtari francez Antoine Gallimard për rrjetin AFP.

Autori përçante kritikët me stilin pesimist dhe gjuhën e veçantë letrare, të stilit të klasës punëtore. Celine njihet ndryshe si “James Joyce” i Francës. Ai njihej gjithashtu për pikëpamje të forta antisemite në një seri veprash polemizuese, ku favorizonte aleancën e Francës me Gjermaninë pushtuese gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shprehte vazhdimisht ndjenjat e tij anti-hebreje, dhe pas luftës u vendos në ekzil në Gjermani e Danimarkë, derisa sa iu dha falja nga Franca ne vitin 1951. Ai vazhdoi më tej karrierën në Francë si doktor dhe shkrimtar dhe konsiderohet si një nga novelistët më të mëdhenj të vendit.


dor-2.jpg


dor-1.pngdor-3.pngcel.jpg

Më shumë se 75 vjet pas zhdukjes së tyre, rreth 6,000 faqe të papublikuara të shkrimtarit të njohur polemizues francez Louis-Ferdinand Céline janë shfaqur së fundmi

Top Channel
 
Back
Lartë