• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dorëhiqet edhe sekretari i Federatës Zvicerane të Futbollit

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
alex-zvicer-600x342.jpg
Alex Miescher nuk është më sekretar i përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të internet.

Ai dha dorëheqjen të premten pas debatit që hapi me deklaratën e tij nëse duhen lojtarët me dyshtetësi në përfaqësuesen helvetike. Alex Miescher e bëri këtë deklaratë pas festimit me simbolin e shqiponjës nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen me Serbinë. Kjo solli reagime të ashpra nga lojtarët.

Xhaka e quajti të panevojshme, pasi çdo lojtar i ekipit kishte dhënë maksimumin pavarësisht prejardhjes së tij. Akuza në drejtim të Alex Miescher hodhi edhe Valon Behrami, i cili pas përjashtimit nga përfaqësuesja e Zvicrës tha se në këtë vendim me prapavijë politike kishte ndikuar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Nga ana tjetër federata tha se zgjedhjet e trajnerit Vladimir Petkoviç ishin tërësisht të karakterit sportive dhe aspak politike. Miescher largohet pas 9 vitesh në këtë post dhe në njoftimin e federatës thuhet se ai është keqkuptuar gjatë kësaj kohe citon klan.

The post Dorëhiqet edhe sekretari i Federatës Zvicerane të Futbollit appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë