• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Dora e Zotit”, del në shitje për një çmim marramendës topi i golit që shkaktoi bujë të madhe

...

Kontributor
LV
0
 

“Dora e Zotit”, del në shitje për një çmim marramendës topi i golit që shkaktoi bujë të madhe​


D1556dc5f4d55bebf40637a2b552a6531ecff963

lg.php


Topi me të cilin legjenda Diego Armando Maradona shënoi golin e njohur si “Dora e Zotit”, pritet të dalë në ankand dhe të shitet me një çmnim të jashtëzakonshëm. Sipas BBC, topi me të cilin u luajt çerekfinalja e Kupës së Botës në vitin 1986 mes Anglisë dhe Argjentinës, është vlerësuar me një çmim nga 2.5-3 milionë paund.


Por kush po e shet një top të shfryrë dhe të konsumuar që e shndërroi golin e Maradonës në një fenomen? Pikërisht gjyqtari i ndeshjes i cili e konsideroi të rregullt golin me dorë të legjendës argjentinase. Ali Bin Naser, gjyqtari nga Tunizia ka nxjerrë në shitje këtë kujtim teksa është shprehur: “Ky top është pjesë e historisë së futbollit, tashmë është koha e duhur që ta ndajmë këtë histori me të gjithë botën”.

Argjentina fitoi përballjen ndaj Anglisë me shifrat 2-1. Ishte Maradona i cili shënoi me “dorën e Zotit” golin e parë të ndeshjes.

Gjyqtari tunizian u shpreh pas ndeshjes se nuk e kishte parë që Maradona e shtyu me dorë topin në rrjetën e Peter Shilton. Pas ndeshjes, vetë futbollisti tha se goli u realizua pak “me kokën e Maradonës dhe pak me ndihmën e dorës së Zotit”.
lg.php

Çerekfinalja e botërorit ishte dita e Maradonës, ku ai shënoi dy perla në një ndeshje. Në golin e dytë, Maradona dribloi 5 lojtarë, sëbashku me portierin dhe shënoi atë që u konsiderua më pas si “goli i shekullit”

.PanoramaSport
 
Back
Lartë