• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”/ Mes kritikave, Erdogan zotohet për përmirësimin e situatës ekonomike në Turqi dhe forcimin e lir

...

Kontributor
LV
0
 

“Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”/ Mes kritikave, Erdogan zotohet për përmirësimin e situatës ekonomike në Turqi dhe forcimin e lirës turke​


Cumhurbaskani Erdogan 4 Ismi Gorevden Aldi

lg.php


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se në të kaluarën ka arritur që ta ulë inflacionin për rreth 4 për qind dhe se këtë gjë do të arrijë ta bëjë sërish, teksa çmimet vjetore janë rritur për 21 për qind, për shkak të politikave agresive të Erdoganit, që kanë çuar në rënien e vlerës së lirës.

Erdogani tha se politika e re, e bazuar në nivele të ulëta të interesit, ishte pjesë e “luftës së suksesshme për pavarësi ekonomike”, por shumica e ekonomistëve kanë thënë se këto politika janë të gabuara dhe parashikojnë se inflacioni do të shkojë përtej shifrës prej 30 për qind gjatë vitit të ardhshëm.

“Herët ose vonë, siç e kemi ulur inflacionin për 4 për qind kur unë erdha në pushtet, do ta ulim sërish”, tha Erdogan.

“Do Zoti, së shpejti inflacioni do të filloi të bie”, shtoi ai.
lg.php

Të premten, monedha kombëtare turke, lira arriti rekordin më të ulët kundrejt dollarit amerikan. Gjatë këtij viti, lira ka humbur rreth 55 për qind të vlerës së saj, përfshirë 37 për qind të vlerës e ka humbur vetëm gjatë 30 ditëve të fundit.

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë