• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

”Do ishte e mrekullueshme që Ronaldo ta ketë Neymarin te Juve”

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Për pjesën më të madhe afatit kalimtar të verës, një rikthim në La Liga është kundërshtuar për sulmuesin që dëshiron largimin nga Paris Paris-Germain.

Një kthim te Barcelona u konsiderua si opsioni më i mundshëm, ndërsa interesi i gjatë i Real Madrid është rikthyer, përcjell lajmi.net.

“Në një moment si ky, sigurisht Neymar do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për Barcelonën, përkundër gjithçka që ndodhi pas largimit të tij dhe me disa njerëz kundër kthimit të tij, por unë mendoj se ai mund të jetë një ndihmë e madhe dhe me lojën e tij të shkëlqyer, ai do të bind të gjithë”, i tha Rivaldo Betfair.

Sidoqoftë, ky transferim mund të jetë i kompletuar vetëm nëse Barcelona vendos të investojë në të pasi ai është një lojtar i shtrenjtë, dhe tani duket se Juventus po mendon gjithashtu për nënshkrimin e Neymar.

“Do të ishte mirë ta shohim atë duke luajtur përkrah Cristiano Ronaldos. Unë besoj se do të ishte e mrekullueshme që CR7 ta kishte Neymar në krah të tij, pasi braziliani do ta ndihmonte shumë me asistime dhe gola gjatë gjithë sezonit”.

“Unë madje imagjinoj që ata të kombinohen për ndeshje të shkëlqyera dhe Neymar gjithashtu mund të ndihmojë duke ndarë përgjegjësi pasi Juventus ka vetëm një yll të madh tani. Do të ishte një veprim i dobishëm për lojtarët dhe natyrisht për klubin”, tha ai. /Lajmi.net/


Shkruar nga: Blendi Bugari
 
Back
Lartë