• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Djathi, ilaç i disa sëmundjeve

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Djathi është një ndër ushqimet të cilin sipas ekspertëve të shëndetësisë nuk duhet ta ndajmë nga vaktet tona ushqimore. Ky ushqim është e pasur me proteina, yndyrë, kalcium, vitamina dhe minerale të cilat i bëjnë kockat dhe muskujt më të fortë.

Në djathë janë të përqendruar përbërësit më të mëdhenj të qumështit: vitaminat A, D, E dhe vitaminat e grupit B. Vitamina C nuk ka në djathë, sepse kjo vitaminë është e tretshme në ujë dhe mbetet në hirrë. Djathi përmban edhe proteina të çmuara, të cilat organizmi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe të cilat janë të domosdoshme në jetën e përditshme. Minerale të tilla si kalciumi dhe fosfori ka dhjetë herë më shumë në djathë sesa në qumësht (më së shumti ka në djathërat e forta), ndërsa te djathërat e tjera kjo ndryshon deri në katër a pesë herë. Përbërja e kaliumit është pothuajse e njëjtë si te djathi ashtu edhe te qumështi, ndërsa përqindja e natriumit varet nga kripa e shtuar.

Parandalon kancerin – Vitamina B që ndodhet në djathë forcon imunitetin e organizmit dhe ju mbron kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kancerin.

Djathi ju ndihmon të humbisni si dhe te fitoni masë muskulore. Nëse dëshironi të humbni peshë është e rëndësishme të zgjidhni djathë me yndyrë të ulët. Gjithashtu djathi mbron ndaj dëmtimit të dhëmbëve –Djathi ka një sasi të lartë të kalciumit dhe të ulët në laktozës, e cila dëmton shëndetin e dhëmbëve. Shkencëtarët besojnë se djathi përmban acide yndyrore të ngopura të cilat e parandalojnë bllokimin e artereve.

e.t./dita

Shkruar nga: Elena Tase
 
Back
Lartë