• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Djali i Mihal dhe Edi Luarasit, Ramës: Mos i shtrembëro fjalët e babait

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Elton Luarasi, djali i Edi dhe Mihal Luarasit kërkon restaurimin e Teatrit Kombëtar, por është kundër ndërtimit të shumëkatëshëve në atë zonë.

Ai thotë:

“Vitet e fundit ka ndodhur një bjerrje e arteve shqiptare dhe babai im ka qenë një kritikët më të zëshëm dhe një nga kundërshtarët e këtyre politikave kulturore. Ndaj të përdorësh emrin babit tim, Mihal Luarasi, për të mbështetur të kundërtën e mendimeve të tij është një akt shumë i shëmtuar”.

Duke theksuar se i di shumë mirë qëndrimet e regjizorit , të atit, si redaktor i shkrimeve dhe librave të tij, ai shton:

“Mihal Luarasi ka thënë se Teatri Kombëtar duhet ruajtur, duhet përkujdesur, por kurrë nuk ka thënë se duhet rrëzuar kjo ndërtesë historike. Mihal Luarasi ka thënë se Tirana ka nevojë për teatro të rinj në hapësirat e shumta që ka përreth”.

Mihal Luarasi është një nga regjisorët më të njohur shqiptarë.

Ai u burgos për shfaqje liberale në arte, duke marrë nga shkas nga drama “Njollat e Murrme”.

Ndërsa Edi Luarasi, një nga aktoret e njohura të skenës dhe filmit shqiptar u dënua bashkë me shumë artistë të tjerë pas festivalit të 11-të këngës.

Pas burgosjes së babait Eltoni dhe motra kaluan shumë peripeci, por ai nuk është ndarë nga pasioni për artin.

Atë e indinjon që jo vetëm përpiqen të shembin Teatrin Kombëtar, por po shtrembërojnë fjalët e të atit.

Elton Luarasi shprehet:

“Kjo më solli një indinjatë të madhe, sepse keqpërdorimi i emrit të një familjarit tënd, sidomos kur ti i di vet shumë mirë mendimet e tij, është e shëmtuar nga ana e pushtetit dhe nga ana e kryeministrit, i cili po përdor shumë emra, nxjerr fraza jashtë kontekstit pa pasur respekt për një njeri që ka vdekur dhe që nuk mundet as të përgjigjet e as ta kundërshtojë në fjalët e tij. Kjo më shkaktoi një nervozizëm të thellë”.



Burimi: VoA

e.ll./dita
 
Back
Lartë