• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Dita e Ronaldos”/ Mbyllet konferenca, CR7 pozon për herë të parë me fanellën e Juves

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Të gjithë tifozët e Juventusit janë në delir. Sot është “Dita e Ronaldos”. Pasi zbarkoi dje për herë të parë në tokën italiane, që nga zyrtarizimi si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, sot Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore, dhe do të mbajnë në orën 18:30, edhe konferencën e parë si bardhezi.

Entuziazmi i madh ka kapluar të gjithë tifozët, që me zor po presin të dëgjojnë fjalët e para të Kristianos. Më poshtë, pasqyrimi LIVE, hap pas hapi i “Ditës së Ronaldos”…

LIVE

18:55 | Mbyllet konferenca. Ronaldo pozon për herë të parë me fanellën e Juventusit, bashkë edhe me drejtuesit bardhezinj.

Biseda me Ançelotin?

Nuk kam biseduar me Ançelotin, por është një person që më ka dhënë shumë. Do jetë bukur kur të takohemi.

Transferimi te Juvja…

Juventusi më ka dhënë një mundësi të madhe. Është nëj hap përpara në karrierën time. Nuk është koincidencë që ka fituar 7 titujt e fundit në Itali. Ndihem i nderuar që Juvja mendoi të më merrte mua. Dhe dua ta çoj në nivel edhe më të lartë.

Topi i Artë…

Topi i Artë nuk është diçka që e kam në plan të parë. Gjithmonë dua të fitoj dhe të jem më i miri. Nëse gjërat shkojnë mirë, sigurisht që do kem shanse ta fitoj. Por, nuk është diçka aq e rëndësishme sa më lë pa gjumë.

Takimi me Alegrin…

U takuam me Alegrin dhe do të filloj stërvitjen në datën 30. Dua të jem pjesë e skuadrës që nga java e parë e Serisë A. Këtu nuk kam ardhur për pushime. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Juventusin. Dua të lë shenjë në këtë klub.

Liga e Kampioneve?

Është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi u afrua ta fitonte, por në fund finalet janë gjithmonë të paparashikueshme. Për këtë, shpresoj t’i sjell fat. Do luftojmë të gjithë për trofetë.

Seria A?

Një kampinat shumë i vështirë, dhe shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur ndonjë gjë të lehtë, dhe mua nuk më pëlqen kur i kam gjërat e lehta. Kam shumë besim tek vetja, tek shokët e ekipit dhe tek klubi.

Tifozët e Realit janë të mërzitur, mesazhi yt për ta…

Historia e Realit është briliante. Falenderoj tifozët, por tani dua të shoh drejt kësaj faze të re në jetën time. Me zor po pres të luaj me Juven. Jam shumë i motivuar dhe dua t’i tregoj italianëve nivelin tim. Dua të lëë shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë.

Rrugëtimi i ri me Juven…

Unë jam një person që pëlqen të mendoj për të tashmen. Jam ende i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu, te Mançesteri dhe tani tek Juventusi. Kjo është një sfidë, dhe tani jam i mirë përgatitur.

Pse zgjodhët Juventusin?

Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.

The post “Dita e Ronaldos”/ Mbyllet konferenca, CR7 pozon për herë të parë me fanellën e Juves appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë