• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Diagnostifikimi i korrupsionit në vetvete

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
Nëse kur je në çajtore a hotel, i hedh çajit më shumë sheqer sesa kur je në shtëpi, ti ke gatishmëri për korrupsion.
Nëse kur je në restoran ose vend publik, përdor letra higjiene ose sapun më shumë sesa kur je në shtëpi, atëherë po të të jepej shansi për të vjedhur, ti ke për të vjedhur.
Nëse kur je në dasma ose byfe të hapura e mbush pjatën sa s‘bën vetëm pse faturën e paguan dikush tjetër, ty, po të jepej shans për të gllabëruar ndonjë pasuri publike, nuk do hezitoje fare.
Nëse i mbikalon njerëzit kur janë në rreshta, ti ke gatishmërinë të ngjitesh në poste a pushtet duke shkelur mbi supet e të tjerëve.
Nëse konsideron se ajo çfarë gjen në rrugë të takon ty, ti paske shenja hajdutërie.
Nëse më shumë të interesojnë mbiemrat sesa emrat e njerëzve, ti qenke fanatik dhe është e mundshme që të përkrahësh njerëz vetëm për shkak të prejardhjes.
Nëse një grua e do vetëm pse nuk të kushton para, atëherë ti vërtetë kushton lirë. Është e mundshme që ti e shet veten nëse dikush ta paguan çmimin.
Nëse ti shkel shenjat e komunikacionit dhe nuk ke asnjë respekt për ato, atëherë ti ke gatishmëri për të shkelur çdo kufi edhe nëse shkaktohen viktima.
Nëse pas leximit të këtyre fjalëve dyshon se a është nevoja të flitet për kësi çështje, atëherë ti i jep përparësi interesit personal nga shërimi i problemeve në shoqëri.
Lufta kundër korrupsionit fillon nga vetvetja. ??
 
Back
Lartë