• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dhjetë porosi nga Stephan R. Covey

Kresha

A pretty face can never trick me
S-Mod
LV
0
 
1. Njerëzit nuk janë real dhe atyre nuk ju intereson asgjë tjetër përveç interesave të tyre personale. Sido që të jetë, duaji ata.
2. Nëse bën mirë, njerëzit do te të akuzojnë se tërthorazi ke pas përfitime personale. Sido që të jetë, bëjë mirë.
3. Nëse arrin suksese, do të fitosh miq të pavërtetë dhe armiq të vërtetë. Sido që të jetë, arrij suksese.
4. Të mirën që ua bën sot, do ta harrojnë nesër. Sido që të jetë, bëjë mirë.
5. Me të vërtetë, sinqeriteti dhe besnikëria do te të bëjnë cak të kritikave. Sido që të jetë, bëhu i sinqertë dhe besnik.
6. Me të vërtetë, meshkujt dhe femrat më të zonja që bartin ide gjeniale mund t'i përulin meshkujt dhe femrat më injorante nëse bartin mendje të cekta. Sido që të jetë, bëhu zotërues i ideve gjeniale.
7. Me të vërtetë, njerëzit i duan të dobëtit por i pasojnë të fortit. Sido që të jetë, lufto për të mbrojtur të dobëtin.
8. Atë që e ndërton për vite të tëra mund ta rrënosh në një çast të vetëm. Sido që të jetë, vazhdo të ndërtosh.
9. Njerëzit janë mëse të nevojshëm për ndihmën tënde por, ata mund te të akuzojnë nëse i ndihmon. Sido që të jetë, vazhdo t'u ndihmosh njerëzve.
10. Nëse botës ia ofron më të mirën e mundshme, disa njerëz do ta kthejnë me të keq. Sido që të jetë, ofroje më të mirën e mundshme.
 
"Është humbje kohe të jem i zemëruar për paaftësinë time. Duhet të vazhdoja me jetën dhe nuk kam bërë keq. Njerëzit nuk do të kenë kohë për ju nëse do të jeni gjithmonë të zemëruar apo të ankoheni vazhdimisht."
 
"Të gjithë jemi të ndryshëm, por ndajmë të njëjtin shpirt njerëzor. Ndoshta është natyra njerëzore që na bën të përshtatemi dhe mbijetojmë."
 
Back
Lartë