• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dheu e balta rrëmbejnë shtëpitë, rrëshqitje katastrofike toke në Venezuelë

...

Kontributor
LV
0
 

Dheu e balta rrëmbejnë shtëpitë, rrëshqitje katastrofike toke në Venezuelë​



127032521_tv079423216-1.jpg



Bilanci i vdekjeve, 36- ai i të zhdukurve 56: shirat e rrëmbyer e rrëshqitet e dheut që i pasuan kanë pasur pasoja katastrofike për qytetin venezuelian të Las Tejerías.

Rreth 1000 vetëm personel emergjence janë duke marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit, por puna e tyre nuk është aspak e lehtë.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë këdo që mundemi dhe po shprehim ngushëllimet tona për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur”, tha zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez.

Kreu i shtetit, Nicolás Maduro ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas katastrofës natyrore që goditi këtë pjesë të varfër të vendit. Mes viktimave janë edhe dy fëmijë.

Reshjet e rrëmbyera bënë që lumi El Pato të dilte nga shtrati, ndërsa ujrat e tij vërshuan në zonat përreth, duke marrë me vete makina e shtëpi. Në muret e banesave, balta e dendur tregonte se sa lart.

“Është një shkatërrim total, nuk e di, pjesëtarë të familjes sime ende mungojnë. Nuk e dimë nëse ka njerëz nën gërmadha. Unë shpëtova se u kappa për 40 minuta pas antenës. Uji mbërriti aq shpejt, sa nuk kisha kohë të mendoja”, tha Isaac Castillo, banor i Las Tejerias.
Ministri i Brendshëm Remigio Ceballos tha se rrëshqitjet e dheut ishin shkaktuar nga uragani Julia, i cili kaloi në veri të Venezuelës. Në një ditë, ra shiu që duhet të binte në një muaj, u shpreh ai.



Top Channel
 
Back
Lartë