Gerard Deulofeu është optimist në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit, në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi spanjoll është i vetëdijshëm se do ta kenë të vështirë ndaj “Bianconerëve”.
Por, ai beson se do të dalin fitues nga Torino. “Juventus? Ekip i fortë, solid, i organizuar mirë”, deklaroi Deulofeu për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”.
“Mirëpo, rezultati do të jetë në favor tonin, shkojmë në Torino për të fituar”, u shpreh ai. /Lajmi.net/