Astori, një mbrojtës qendror ndërkombëtar 31 vjeçar i Italisë, ka qenë me klubin që nga viti 2016 duke luajtur më parë për Milanin, Cagliarin dhe Romën.
Ai kishte 14 ndeshje ndërkombëtare me Italinë dhe ishte një anëtar i skuadrës që luajti në Kupën e Konfederatave të vitit 2013 të FIFA-s.
Të gjitha ndeshjet e Serie A të së Dielës janë shtyrë si shenjë respekti. Një raport nga Italia thotë se shokët e tij të skuadrës thyen derën e hotelit kur Astori nuk arriti të zbriste për mëngjes ose t’i përgjigjej telefonit të tij.
‘Futbollisti nuk erdhi në mëngjesin e ekipit në orën 9.30 dhe zakonisht ishte i pari që vinte,’ tha zëdhënësi i Fiorentinës, Arturo Mastronardi.
“Kështu ata shkuan për ta kontrolluar atë. Davidi ishte duke fjetur në një dhomë i vetëm. Ne ende nuk e dimë shkakun e vdekjes. Magjistratët erdhën këtu dhe trupi është marrë për një autopsi, të cilën mendoj se do të zhvillohet sot. Nuk kemi detaje të mëtejshme.
I fundit për të parë Davide ishte Marco Sportiello. Disa lojtarë flenë në dhoma të vetme, disa në dyshe. Familja e tij është nga Bergamo, prandaj prindërit e tij u njofutan telefon, ndërsa partnerja i tij u vizitua personalisht në Firence nga disa prej drejtorëve të cilët ishin në qytet.
Ekipi do të kthehet në Firence sot me një aeroplan charter”, theksoi ai
Astori lë pas gruan Francesca dhe vajzën dyvjeçare./lajmifundit.al