Dybala ishte pranë finalizimit të marrëveshjes prej 75 milionë euro te Tottenham, me argjentinasin që kishte kaluar të enjten në mëngjes duke folur me përfaqësuesit e tij për kushtet personale dhe të drejtat e imazhit.
Sidoqoftë, BBC Sport pretendon se marrëveshja ka dështuar pasi Juve është tërhequr, pasi objektivi i tyre Lukaku është pranë zyrtarizimit me Interin, përcjell lajmi.net.
Ndërkohë në Itali, Sky Sport Italia shkruan se kushtet personale ishin zgjidhur ndërsa çështja e të drejtave të imazhit ishte shtyrë për një datë të mëvonshme, dhe se ‘Zonja e Vjetër’ duhet vetëm t’i jepte Spurs dritën e gjelbër.
BBC pretendon se Juve tërhoqi marrëveshje, pasi dëshiron ta përfshijë Dybalan në një shkëmbim me Icardin e Interit.
Gjithsesi, këto mbesin vetëm raportime që janë ende të pakonfirmuara. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari