• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Denimi me vdekje?

Juno

Kontributor
LV
0
 
Mirembrema te gjitheve!
Isha duke degjuar nje debat ne nje kanal televiziv Anglez ku diskutonin nese duhet vendosur ligji i denimit me vdekje apo jo. Qe te dyja palet ishin mjaft te pregatitur ne argumentet e tyre. Imagjinoni, i ndoqa rreth nje ore dhe si perfundim nuk arrita dot te krijoj nje bindje.

Ata qe ishin pro ligjit me vdekje thonin: Nese dikush mer jeten e tjetrit ai meriton te vdese. Nuk kemi pse paguajme nga taksat tona shpenzimet e burgut per nje vrases. Dhe me kete une isha shume dakort. Pastaj degjova palen tjeter qe ishte kunder denimit me vdekje qe thonin: njeriu eshte qenie qe gabon.

Po ashtu edhe juria apo gjykatesi mund te gabohet duke dhene denim me vdekje nje personi te pafajshem. Me vone, pas nje viti ose dy mund te zbulohen prova te reja qe vertetojne pafajesine e te denuarit. Por tashme eshte vone sepse ai eshte ekzekutuar. Kemi marre nje jete te pafajshme. Nese do ishte ne burg, do lirohej dhe do demshperblehej. Edhe me kete isha dakort.

Kishin plot argumente bindese te dyja palet. Mu duk interesante ta benim nje debat bashke ketu. Ti si mendon, duhet aplikuar ligji me vdekje ne shqiperi apo jo? Nese jep mendimin tend, te lutem jep edhe argumentin pse mendon se duhet/nuk duhet aplikuar ky ligj
1f914.png
 
Gjithmone kunder!
Asnje krim nuk justifikon nje humbje tjeter jete.
 
Pro...

10 ekzekutime dhe e shohim pastaj nese do kete kaq shume vrasje sa ka sot apo jo...
 
Un jam pro. Por duhet vertetuar gjithcka dhe investimet/provat te jen te plota.
Pse Kane filluar te investojne ne denime me vdekje?! :p
Apo deshe te thoje investigime? Lol :p
Tema: oj te ekzistuar thuaj, duhet rregull ne kaos, sidomos per ca njehere qe e hane buken kot! :p
 
Pse Kane filluar te investojne ne denime me vdekje?! :p
Apo deshe te thoje investigime? Lol :p
Tema: oj te ekzistuar thuaj, duhet rregull ne kaos, sidomos per ca njehere qe e hane buken kot! :p
Hhahahahha...lapsus?✋
 
Dënimi me vdekje nuk kthehet, HARROJENI, ngaqë kemi nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

S'keni pse mundoheni t'i jepni shpjegim dhe zgjidhje çdo ngjarjeje, me mungesën dhe me rikthimin e dënimit ne vdekje.

Njerëzit të cilët kryejnë vrasje të rënda, në Shqipëri sidomos, kanë parasysh se dikush mund t'i vrasë. Shteti e dinë që nuk e vret, a e dinë që mund t'i vrasë hakmarrja. Pra nuk është se kryhen vrasje ngaqë dihet se s'ka pasoja.

Tjetra, edhe po të ishte dënimi me vdekje, mendoni se do të aplikohej? Aq sa po aplikohet burgimi i përjetshëm. Në fuqi është, po shkon nga i përjetshëm në 25 vjet. Edhe me vdekje, mund të shkojë nga me vdekje, në të përjetshëm e në 25.

E keni pasë në kohë të komunizmit dënimin me vdekje. Vrasjet në të njejtën kurbë si sot kanë qenë. Po asokohe janë vra me thikë, kmesë, kazëm etj e nuk ke pasur media për ta marrë vesh nga Saranda, kush u vra në Burrel. Se nuk i transmetonte TVSH.

Çështja këtu është se mekanizmat e drejtësisë nuk funksionojnë. Drejtësisë i ka humbur forca për të dhënë mesazh tek njerëzit, për t'ua bërë të ditur njerëzve se në ketë vend dënohesh. Ngaqë njerëzit kanë parë vrasës duke i liruar, duke lëvizur të kapardisur qyteteve, madje edhe duke u bërë deputetë. Luftojeni ketë realitet dhe jeta do të jetë më e sigurt në Shqipëri.
 
Poo.
Sidomos per meshkujt qe vrasin grate.
E me pas shfajsojn veten duke then se gruaja i kishte fajet.Pasi nuk i kushtoi vemendje sa duhet.
Te till burracakesh nuk i duhen askujt.
 
100% pro.
Normalisht nuk eshte e lehte marrja e jetes se njeriut. dhe jo cdo vrasje duhet ndeshkuar me vdekje.
por ideja e burgimit te perjetshem eshte absurd dhe nonsens per vrasesit profesioniste apo krimet e renda.
per ato raste qe dikush mund te dale i pafajshem mund te behet sic nje rast i koheve te fundit ne japoni.
dmth denohesh me vdekje por ekzekutohesh pas 10 vitesh psh. (po dolen prova pafajsie ne keto vite mire po sdoli, sdoli)
3 gjerat baze qe duhet te kete cdo shtet:
1. liria e fjales
2. armembajtja
3. denimi me vdekje

Gjithmone kunder!
Asnje krim nuk justifikon nje humbje tjeter jete.

te parim jam dakort. por ne praktike nuk ka me vlere jeta e dikujt qe shkakton vetem vdekje.
eshte thjesht si tumor e heq dhe e flak. duket pak e ashper por duhet te jemi realiste.
ne fakt keta kriminelet qellimisht i mbajne gjalle, qe t'i perdorin per te asgjesuar kundersharet e mundshem ne burgje...
 
Teme qe nuk ngjallka debat kjo, ne Shqiptaret e kemi mendjen pak te "terste", duam tema erotike qe te komentojme e replikojme me njeri-tjetrin...
 
Teme qe nuk ngjallka debat kjo, ne Shqiptaret e kemi mendjen pak te "terste", duam tema erotike qe te komentojme e replikojme me njeri-tjetrin...
ti vazhdo hap keshtu temash se shkrimet e tua i pelqej dhe i lexoj me shume deshire ??
 
Teme qe nuk ngjallka debat kjo, ne Shqiptaret e kemi mendjen pak te "terste", duam tema erotike qe te komentojme e replikojme me njeri-tjetrin...
Jam pro dënimit me vdekje
Rasti i atij monstrës që vrau 8 të afërmit e tij për motive " pulash" do ekzekutim në vend. I burgosin, i dënojnë ca vite e dalin sërisht me vrasje në terren.
Unë se kam përjetuar kohën e xhaxhit por duhet një diktaturë këtu. Sepse sot nuk ke asnjë lloj sigurie në Shqipëri.
Të ikën koka " pse më fole e pse më pe?"
 
Per mendimin tim nuk eshte njerezore me qene ligji ‘denim me vdekje’ .
Jam kunder ?

Ka menyra tjera per ta luftuar krimin , denimi me vdekje nuk eshte zgjidhje!!!??
 
Rasti i personit qe vrau 8 te aferm eshte vertet i cuditshem. Personalisht mendoj se ai person do kete probleme psiqike, sepse mesa pash ne TV kishte nje qendrim te ftohte dhe aspak pendues per ate qe kishte bere. Ne rastet e njerezve me probleme psiqike jam totalisht kunder denimit me vdekje, per keto persona duhet nje trajtim tjeter nga ana e institucioneve, qe per fat te keq lene per te deshiruar.
 
Une mund te marr vendim , te vras dhe te azgjesoj dicka qe kam krijuar vet, nje objek, ide, projekt, por kurresesi dicka qe merr frym , nese e bej dicka te till do jet per mbijetes dhe vetmbrojtje :D

Kush je ti qe e thua me plot gojen po te kthehet ??? po sikur pa dashur femija jot te vras dike,,, ta vrasim ? po sikur ti te vrasesh dike ndodh esht aksident,,, sa vet jan zen vec me duar dhe ka shkrep vet arma,, dhe armen e ka pas me leje ,,,
Pastaj sic tha dhe me siper @Seyfert ka dhe raste te tilla si ai me probleme psiqike,, dhe rasti para nje viti ne LA qe vra gjith ato vet nga ballkoni hotelit,,,, duhet dalluar kush esht kriminel kush esht budalla, por prap kush jemi ne ta gjykojm dike, pa ditur arsyet ,, kshuqe mos folni kot pa lidhje O DIJETARET e forumit :D, qe se di pse nuk formoni nje QEVERI VIRTUALE besoj se do fitoni me shumic votash :D
 
Last edited:
Denim me vdekje per ato qe vonojne sms me shume se 40 seconda XD ( pervec meje qe mund ti lej dhe seen fare)
 
Back
Lartë