• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dënimi i Skënderbeut, reagon FSHF: Lajm i keq! Do ta apelojmë

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
FSHF-600x338.jpg
FSHF ka paralajmëruar apelimin në organet më të lartë të drejtësisë së futbollit për dënimin që UEFA i bëri skuadrës së Skënderbeut. Duke e konsideruar si një lajm të keq për futbollin shqiptar, FSHF sqaron se me këtë vendim u njoh nga UEFA sot.

Në një deklaratë për mediat thuhet se ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të apelohet dhe do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. FSHF thekson se mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!

Deklarata e plotë e FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije opinionin publik se UEFA ka vënë në dijeni sot FSHF për vendimin e marrë nga ana e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë saj, për çështjen “Skënderbeu”.

Sipas vendimit të marrë, ky Komision ka dënuar skuadrën e KF Skënderbeu me 10 vjet mospjesëmarrje në kompeticionet europiane të futbollit, shoqëruar me një sanksionin financiar prej 1 mln euro.

Ky vendim është i apelueshëm. FSHF e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit.

FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair-Play-t!
 
Back
Lartë