• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Dëmtimi i tjetrit, dëmtim i vetes

Alboy

What????
ANETAR ✓
LV
0
 
Tregohet se një gjarpër, pasi kishte rënë mbrëmja, hyri në punishten e marangozit, në kërkim të një ambienti më të ngrohtë se ai përjashta.
Marangozi e kishte ves që disa vegla, ti harrojë mbi dysheme dhe mes tyre, ishte dhe sharra e tij e mprehtë.
Teksa bridhte lart e poshtë në punishte, gjarpri kaloi dhe mbi sharrën e marangozit, e cila, për shkak të dhëmbëve të saj të mprehtë, i shkaktoi disa plagë. Gjarpri ndjeu dhimbje të forta dhe instinktivisht, iu vërsul atij objekti që e kishte plagosur, duke dashur ti ngulë dhëmbët dhe ti injektojë helmin e tij vdekjeprurës. Ai nuk arriti ti ngulë as dhëmbët dhe ti injektojë as helmin. Madje, iu thyen dhëmbët dhe iu gjakos goja.
Ai nuk po e kuptonte çfarë po ngjet. Në një moment, kujtoi se sharra e kishte sulmuar dhe synonte ti marrë jetën. Duke ndjerë rrezikun që i kanosej, ai ndërmori një veprim tjetër agresiv, iu mbështoll sharrës në orvatje për ti marrë frymën.
Të nesërmen në mëngjes, marangozi vajti në punishten e tij dhe gjeti sharrën të gjakosur, kurse përbri saj, gjarprin e copëtuar, jo për ndonjë arsye tjetër, veçse për shkak të nervozizmit dhe instinktit të tij agresiv ndaj çdo gjëje.
Morali:
Ndonjëherë, në momente nervozizmi, orvatemi ti shkaktojmë plagë tjetrit, por pas disa kohësh, kuptojmë se ne thjesht kemi plagosur veten.
Nervozizmi, është një djall i cili pushton mendjet dhe ushqehet nga zemrat tona, duke i shndërruar fjalët dhe veprat tona në çmenduri. Në ato çaste, ne nuk jemi të ndërgjegjshëm se çfarë themi dhe çfarë bëjmë.
 
Kjo ndodh rendomte ne njerezit shpirtvogel dhe dashakeqes.Kjo ndodh ne njerezit xheloze dhe me smire.Por harrojne se po i bere gropen tjetrit do biesh vete.Cdo kush qe flet keq ul veten dhe nxjerr vlerat e tij ne pah.Cdo kush qe i ben keq tjetrit ditet qe pasojme e presin per nje te keq me te madh.
 
se njof per zotin e lexova diku dhe e hodha ketu
 
Back
Lartë