• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Del parashikimi: Ja kur përfundon epidemia!

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 
methode_times_prod_web_bin_f410c486-690a-11ea-b96a-000a4e1a8b0c.jpg



E gjithë bota po izolohet; vende që dikur gëlonin nga njerëzit, sot janë kthyer në qytete fantazmë me rrugë të boshatisura.






Kjo është sot një përgjigje e paprecedentë ndaj një sëmundjeje, por kur do ti vijë fundi pandemisë dhe jeta të rikthehet në normalitet? Kryeministri britanik Boris Johnson beson se vala e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të tërhiqet brenda 12 javësh. Por edhe nëse rastet nisin e bien vërtet pas tre muajsh, do të jemi sërish larg fundit të sëmundjes, thotë BBC. Që virusi të zhduket plotësisht mund të duhet një kohë e gjatë, ndoshta vite. Për këtë arsye, shteteve do ti nevojitet një strategji “daljeje”, një mënyrë për të hequr kufizimet. Situata e krijuar, vazhdon gjigandi mediatik, nuk funksionon dot në periudhën afatgjatë pasi dëmi ekonomik dhe ai social do të ishte katastrofik.
Parashikimet nuk janë shumë optimiste: edhe nëse një vend e mposht virusin, ekziston gjithmonë rreziku i një rikthimi të tij në momentin kur hiqen kufizimet. Ndaj nuk ka për të qenë e lehtë gjetja e një strategjie “ të daljes”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër I mjaftueshëm njerëzit të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.


Top Channel
 
Back
Lartë