• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Del në ankand kurora e Savoias, vlen 1.5 milion dollarë dhe mund të provohet virtualisht

...

Kontributor
LV
0
 

Del në ankand kurora e Savoias, vlen 1.5 milion dollarë dhe mund të provohet virtualisht​


111929737 22e714e0 5e2f 4570 8b72 E4fd7b01103e (1)



Kurora e shtëpisë së Savoias, me diamante, perla natyrale në formë pike uji të stilit barok, do të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Gjenevë në 11 maj.

Një ndër kurorat më të rëndësishme në botë u shfaq në treg në vitet e fundit dhe së shpejti do të jetë në shitje, me një çmim nga 1-1.5 milion dollarë. Në pritje të një blerësi ajo mund të ‘provohet’… virtualisht.

Për të inauguruar prezantimin e kurorës në tregun botëror, shtëpia prestigjioze e ankandeve ka lançuar një filtër të ri në Instagram, për të njohur këtë xhevahir, që bën të mundur ta provosh dhe ta shohësh virtualisht, me sfondin 3D të një pallati italian, pikërisht atë të (Palllatit të gjuetisë të Stupinigi në Torino), që dikur ishte rezidenca mbretërore e gjuetisë e Shtëpisë Savoia).

Ky xhevahir me perla natyrale është trashëguar brez pas brezi, që prej gjysmës së dytë të shekullit të XIX dhe ka qenë pjesë e dy koleksioneve mbretërore të Europës. Kjo kurorë i është bërë Maria Vittoria dal Pozzo, dhuratë për martesë në 1867 nga bashkëshorti Amadeo I i Savoias, duka i Aostes, atëherë mbret i Spanjës (1870-1873). Kurora mbeti në familje për më shumë se 150 vjet dhe mendohet se është krijuar nga Musy Padre e Figli- një argjendar i oborrit mbretëror të Torinos dhe një nga më të famshmit e Europës.


BalkanWeb
 
Back
Lartë