• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Deklarata surprizë e trajnerit të Bayern: Reali nuk është i pathyeshëm!

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
bayern2017.jpg
Jupp Heynckes ka menduar të karikojë skuadrën e tij, kur kanë mbetur rreth 24 orë nga starti i sfidës së kthimit të gjysmëfinaleve të Championsit, mes realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Trajneri i bavarezëve theksoi se madrilenët janë skuadër e thyeshme edhe në shtëpi, ndërsa tha se Juventusi e tregoi qartë këtë.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale. Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efiçienca, që na mungoi në takimin e parë”, deklaroi Heynckes.

Më pas trajneri i gjermanëve tha se nuk ka ndërmend të merret me arbitrimin, për të mos i vënë këta të fundit nën presion, para një sfide shumë delikate./ss/
 
Back
Lartë