• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Deklarata që tronditi botën, reagon Vatikani: Papa nuk tha që s`ka ferr

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
papa-vatikani-590x350.jpg
Vatikani mohoi raportet se Papa Françesku i tha një gazetari të mirënjohur italian se nuk ka ferr.

Komenti i Papës u botua në të përditshme “La Repubblica”. Por sipas Vatikanit, asnjë nga komentet në artikull nuk duhet konsideruar si një citim i saktë i fjalëve të papës. Vatikani deklaroi se artikulli u bazua në një takim privat që papa pati me themeluesin e gazetës, gazetarin Eugenio Scalfari.

Artikulli i Scalfarit ngjalli mjaft polemika, pasi doktrina e kishës mbështet ekzistencën e ferrit dhe thotë se shpirtrat e mëkatarëve do të zbresin në ferr, ku do ët vuajnë në zjarrin e përjetshëm. Megjithatë, duke u përfshirë në debat, kardinal Vincent Nichols, katoliku më i lartë në Angli dhe Uells tha se në mësimet e kishës nuk shkruhet asgjëkundi qoftë edhe për një person të vetëm që të jetë në ferr.

Në një intervistë për BBC, kardinali Nichols tha se duket sikur papa po eksploron imazhet e pretenduara të ferrit si zjarri e të tjera si këto. Sipas kardinalit, këto kanë qenë pjesë e ikonografisë katolike dhe jo e mësime katolike.

Në artikullin e Scalfarit, që u kundërshtua nga kisha, gazetari, një ateist i bindur, pyeti papën se ku shkojnë shpirtrat e këqij dhe ku ndëshkohen.

“Shpirtrat nuk ndëshkohen, citon ai Papën. Ata që pendohen, marrin faljen e zotit dhe shkojnë mes atyre që e adhurojnë, ndërsa ata që nuk pendohen dhe nuk mund të falen, zhduken. nuk ka ferr, vijon papa sipas gazetës, por zhdukje të shpirtrave mëkatarë”. Sipas Vatikanit, kjo nuk ishte një intervistë, por një takim privat për pashkët dhe artikulli i Scalfarit është fryt i rindërtimi të bisedës nga ai./top channel
 
Back
Lartë