• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Debat te Zvicra, kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi, po shqiptarët?

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
zvicraaa-600x328.jpg
Rasti i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit ka futur Zvicrën në dilema. Federata Zvicerane e Futbollit po planifikon që të ndalojë në Kombëtare futbollistët me shtetësi të dyfishtë.

“Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, thotë Alex Miescher, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Futbollit.

Nga 12 mesfushorët dhe sulmuesit e përzgjedhur të Kombëtares aktuale të Zvicrës, 10 prej tyre kanë lindur në shtete të tjera ose kanë prindër që kanë emigruar në Zvicër.

Kjo dilemë e Federatës Zvicerane merr shkas nga shqiponja që bënë Shaqiri dhe Xhaka në ndeshjen Serbi-Zvicër, ku kjo e fundit fitoi 2-0 me golat e dy shqiptarëve.

FIFA i dënoi me gjobë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

“Ky incident tregon se ka një problem. Duhet të pyesim veten, a duam shtetas të dyfishtë”, tha Miescher.

Ai sugjeroi gjithashtu se Federata mund të ofrojë programin e saj mbështetës për futbollistët e rinj, vetëm nëse ata heqin dorë nga kombësia e dytë.

Sekretari i Përgjithshëm pranoi që Zvicra ka përfituar nga talenti i këtyre futbollistëve, por shtoi se nëse Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe disa vende afrikane marrin pjesë në Kupën e Botës në të ardhmen, mund të jetë rasti kur Zvicra thjesht stërvit dhe trajnon shumë lojtarë për shtetet e tjera.

Alex Miescher u shpreh se lojtarët e rinj i premtojnë Federatës Zvicerane se nuk do të largohen, por kur arrijnë moshën 21-vjeçare zgjedhin të përfaqësojnë një shtet tjetër.

Dhe këtu ai sjell shembullin e Ivan Rakitic, i cili ka lindur dhe është rritur në Zvicër, por tani luan për Kroacinë dhe është një nga lojtarët kryesorë.

Aktualisht, Federata Zvicerane e Futbollit, thotë Miescher, po mendon seriozisht idenë e përjashtimit nga Kombëtarja të lojtarëve me dy shtetësi ose të mbajnë vetëm një prej tyre.

The post Debat te Zvicra, kërkohet përjashtimi i lojtarëve me dy shtetësi, po shqiptarët? appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë